Aktualitet

“Do e kesh rrogën sa un ti shefe”, Rama: Pagat e mjekëve do të rriten 40%


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:49 - 06/10/20 |
Al Do

Kryeministri Rama ka deklaruar sot se pagat e mjekëve do të rriten në masën 40%.

Gjatë një inspektimi në spitalin e ri të fëmijëve, ku ishte i shoqëruar nga ministrja Ogerta Manastirliu, Rama u shpreh se pjesa e spitalit që është në ndërtim do të jetë si në çdo vend të Europës.

Sa i përket bluzave të bardha ai deklaroi se do të ketë një rritje page me 40%.

“Sot kemi publikimin e masës që do të marrim për pagat, që pritet të fillojë nga 1 janari ku do të përfshihen në ligjin e ri të buxhetit. Të gjithë bluzave të bardha do ua rrisim 40% pagat. Nuk është pak”, u shpreh kryeministri Rama, i cili më pas iu drejtua një mjekeje duke thënë “Do e kesh rrogën sa unë ti shefe”. /Opinion.al

Pas