Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Djegia e KZAZ në Vaun e Dejës,në pranga dhe në kërkim punonjës të Bashkisë

2019/06/28 at 9:51 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Djegia e KZAZ në Vaun e Dejës,në pranga dhe në kërkim punonjës të Bashkisë

Policia ka arrestuar 14 persona, 3 janë duke u proceduar në gjendje të lirë dhe 9 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim, si të dyshuar për sulmin ndaj KZAZ nr. 6, në qarkun Shkodër.


Ndër të arrestuarit dhe personat që janë në kërkim ka edhe funksionarë të Bashkisë së Vaut të Dejës dhe të zgjedhur lokalë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në KZAZ nr.6 në qarkun e Shkodrës ku protestuesit kanë përdorur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ-së,  dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim, duke plagosur 3 efektivë të policisë.

Në deklaratën për shtyp të Zv.drejtoreshës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj janë renditur emrat e personave të ndaluar dhe në kërkim.

 

Deklaratë e Zv.drejtoreshës së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj:

Policia e Shtetit ka arrestuar 14 persona, 3 ndiqen në gjendje të lirë dhe 9 shtetas të tjerë janë shpallur në kërkim, si të dyshuar për sulmin ndaj KZAZ nr. 6, në qarkun Shkodër.

Ndër ta, funksionarë të bashkisë Vau Dejës apo të zgjedhur lokalë.

Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 27 Qershor 2019 rreth orës 20:00, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, janë grumbulluar pranë KZAZ Nr. 6, e cila ndodhet në ambientet e shkollës “Ndre Mjeda” në fshatin Bushat.

Ata kanë protestuar duke përdorur sende të forta dhe bomba molotov në drejtim të KZAZ, si dhe në drejtim të punonjësve të Policisë që ishin të vendosur me shërbim.

Për pasojë, janë plagosur 3 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Vau Dejës, të planifikuar me shërbim pranë KZAZ, që ndodhen nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu janë djegur materialet zgjedhore të kësaj KZAZ.

Policia ka arrestuar në flagrancë 14 shtetas, konkretisht:

  • Admir Hasnegaj, 37 vjeç, nënkryetar i Bashkisë Vau Dejës
  • Lin Gjoka, 33 vjeç, Punonjës i Bashkisë
  • Tom Simoni, 55 vjeç, Punonjës i Bashkisë
  • Aleks Prendi, 46 vjeç, punonjës i Bashkisë, kujdestar konvikti
  • Tonin Xhevahiri, 53 vjeç, punonjës i pyjores së Bashkisë
  • Mirash Thepi, 58 vjeç banues në fshatin Pacram,
  • Luçiano Kulli,25 vjeç , banues në fshatin Pistull,
  • Izet Brahimi, 27 vjeç, banues në fshatin Pistull,
  • Klodian Tusha, 30 vjeç, banues në fshatin Kosmac,
  • Arben Bakucaj, 39 vjeç, banues në fshatin Barbullush,
  • Genc Qarri, 48 vjeç, banues në fshatin Barbullush,
  • Pavlin Qoku, 46 vjeç, banues në fshatin Hajmel,
  • Jetmir Beqiri, 38 vjeç, banues në fshatin Kosmac,
  • Mark Rrethatori 26 vjeç,

Për këtë ngjarje, janë proceduar dhe ndiqen në gjendje të lirë 3 shtetas:

  • Kastriot Gjini, 33 vjeç, banues në fshatin Paçram,
  • Vladimir Gjinaj, 34 vjeç, banues ne fshatin Paçram,
  • Altin Fushaxhiu, 44 vjeç, banues ne fshatin Hajmel,

Policia ka shpallur në kërkim 9 shtetas:

  • Benard Ndreca, 31 vjeç, Kryetar i Njësisë Administrative Hajmel
  • Donard Kulli, 34 vjeç, kryeplak i fshatit Pistull.
  • Isa Moriqi, 54 vjeç, kryeplak i fshatit Melgushë
  • Arben Moriqi, 49 vjeç, vëllai i kryeplakut fshatit Melgushë
  • Edion Hila, 31 vjeç, djali i kryetarit të Bashkisë.
  • Gentian Ndoj, 34 vjeç, Sekretar i Bashkisë
  • Alfred Hila, 51 vjeç, vëllai i kryetarit të Bashkisë
  • Altion Krajni, 30 vjeç, Punonjës i Bashkisë.
  • Gentian Moriqi , 38 vjeç, banues në qytet Vau Dejës.

Materialet procedurale në ngarkim të autorëve të sulmit me bomba molotov dhe diegies së materialeve zgjedhore, i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprat penale të ‘’Shkatërrimi i pronës me zjarr’’, ’’Kundërshtimi me dhune i punonjësve të policisë rendit publik’’ dhe ‘’Dëmtimi i materialeve zgjedhor”, parashikuar nga neni 151/2, denimi nga 5 deri në 15 vjet.  Neni 236/2 denimi me gjobë, ose burg deri në 7 vjet. Neni 326/a dënimi me burg nga 6 muaj deri ne 5 vjet/ Opinion.al

 

Etiketa: arrestimpoliciVau Dejës


Ju sugjerojmë

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
Sport

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

24 Qershor, 2026 10:32 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

24 Qershor, 2026 10:09 pm
Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
Bota

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

24 Qershor, 2026 8:32 pm
Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

24 Qershor, 2026 7:59 pm
Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë
Bota

Izraeli: Nuk do të tërhiqemi nga Libani edhe nëse SHBA-të e kërkojnë këtë

24 Qershor, 2026 7:09 pm
Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri
Rajoni

Kosovë/ LDK-ja kërkon Presidencën: Abdixhiku ose Haziri

24 Qershor, 2026 6:06 pm
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Lufta/ Trump: Inspektime bërthamore në Iran, ose ndërpresim bisedimet

24 Qershor, 2026 5:09 pm
Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë
Life Style

Temperaturat e larta, ekspertët: Kujdes telefonat celularë, rrezik për bateritë

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Bota

Rutte: 500 avionë amerikanë u ngritën nga Italia për të sulmuar Iranin

24 Qershor, 2026 5:06 pm
Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t
Kronikë

Cllevio dëshmon në Gjykatë: Më rrahën 12 vetë kur shkova t’i kërkoja falje Noizy-t

24 Qershor, 2026 3:06 pm
Para
‘Le Figaro’ 1924/ Kryeministri shqiptar Ahmet Zogu, viktimë e një atentati

‘Le Figaro’ 1924/ Kryeministri shqiptar Ahmet Zogu, viktimë e një atentati

Projektuesi i iPhone-it largohet nga kompania Apple

Projektuesi i iPhone-it largohet nga kompania Apple

Rama komenton letrën e Metës: Dashuri me kod…

Rama komenton letrën e Metës: Dashuri me kod...
















TE FUNDIT

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq

Botërori 2026 vendos rekord me kartonë të kuq
24 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 po regjistron shifra të paprecedenta në aspektin disiplinor. Vetëm pas dy javëve të para të fazës...

Lexo më shumë

Kavajë, vëllai vret vëllanë

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
24 Qershor, 2026

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës fshatin Agonas të Kavajës, ku një konflikt mes dy...

Lexo më shumë

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit

Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit
24 Qershor, 2026

Belgjika shpalli alarm kombëtar për nxehtësinë të mërkurën, ndërsa një valë e fortë të nxehti ka përfshirë vendin, duke e...

Lexo më shumë

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 25-të, nis protesta e qytetarëve
24 Qershor, 2026

Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}