Aktualitet

Dita nis me diell, por pasditja sjell rrebeshe shiu, moti për sot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:11 - 19/07/21 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë një mot me kthjellime dhe vranësira kalimtare gjatë paradites dhe mbrëmjes, por rrebeshe shiu do ketë pas mesditë dhe gjatë orëve të pasdites.

 Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga 13°C në zonat malore deri në 33°C në zonat e ulëta.

 Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë./Opinion.al

Pas