Aktualitet

Trafik kokaine me Charter, kapet shqiptari “koka” e grupit në Kolumbi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:55 - 19/07/21 |
Opi Nion

Një shtetas shqiptar është vënë në pranga si rezultat i një operacioni të realizuar nga DEA amerikane.

Shqiptari i arrestuar është Agim Çerma, i cili ishte edhe koka e grupit kriminal, ndërsa njihej me pseudonimin ‘Jimmy’.

Bashkë me shqiptarin janë arrestuar edhe 4 bashkëpunëtorët e tij kolumbianë.

Çerma ishte përgjegjës për koordinimin e rrugëve për të bërë të mundur trafikimin e kokainës. Ai merrte para nga grupet kriminale në Europë  dhe blinte kokainë në zonën e Cauca në Kolumbi, e më pas garantonte dërgimin e drogës me Charter nga aeroporti ndërkombëtari ‘Alfonso Bonilla Aragón de Palmira’. Po ashtu, ai fuste kokainë në SHBA nëpërmjet porteve të ishujve Karaibe.

Çerma dhe bashkëpunëtorët e tij ishin të lidhur edhe me ‘Klanin e Golfit’ dhe grupe të tjera kriminale për të blerë dhe transportuar kokainën, ndërsa kishin vendosur kontakte me kontrollorët e trafikut ajror, për t’i lejuar ata të nisnin ngarkesën.

Të arrestuarit e tjerë janë:

Përveç Agim Cermës,në pranga u vunë edhe:

William Cruz Pérez, i cili do të ishte njeriu i besueshëm i shtetasit shqiptar dhe personi i ngarkuar me koordinimin e blerjes dhe magazinimit të kokainës dhe krijimin e vendeve për dorëzimin e parave.

Pedro Antonio Penagos Londoño, përgjegjës për mbledhjen e drogës në ndërtesat pranë Aeroportit Alfonso Bonilla Aragón.

Jairo Fernando Cardona López, i akuzuar për kontakte me kontrollorët ajrorë dhe personelin e sigurisë nga terminali ajror për të lejuar hyrjen dhe daljen e kartave.

Edwin Durlandy Montilla González, alias ‘Kimist’, i cili dyshohet se shoqëronte përpunimin e klorhidratit të kokainës në laboratorë.

Gjatë operacionit, u kapën më shumë se 333 kilogramë kokainë dhe më shumë se 100 mijë dollarë.

 

Pas