Kronikë

Tiranë/ Sherr për pronën, 32-vjeçari plagos me thikë vëllanë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:09 - 19/07/21 |
Opi Nion

Një 32-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohet se ka plagosur me thikë vëllanë e tij. Sipas policisë në pranga ka rënë V. I., 32 vjeç, ndërsa raportohet se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie. I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. I., 32 vjeç, pasi për motive pronësie ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij shtetasin D. I., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia./Opinion.al

Pas