Aktualitet

Dita e pavarësisë, Kim dhe Soreca urojnë shqiptarët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:30 - 28/11/20 |
Opi Nion

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, ka uruar ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim është shprehur se më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi, duke e shpallur të pavarur nga Perandoria Osmane.

Yuri Kim ka dëshiruar jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit dhe Skënderbeut.

“Më 28 nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin #kuqezi, duke e shpallur të pavarur nga Perandoria Osmane. Jetë të gjatë Shqipërisë së Pavarur! Jetë të gjatë shpirtit kurajoz të Qemalit & Skënderbeut! Gëzuar Ditën e Pavarësisë, miq të dashur shqiptarë!”, ka shkruar ambasadorja e SHBA.

Po ashtu dhe ambasadori i Bashkimit evropian në Shqipëri Luigi Soreca ka përcjellë urime në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.

Soreca shkruan në rrjetet sociale se në këtë ditë të shënuar për shqiptarët ne zgjedhim të bëjmë nderime për jetët e humbura nga Covid. Ndër të tjera ambasadori thekson se BE do të jetë pranë shqiptarëve në çdo sfidë.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Këtë vit ne u bëjmë nderime shqiptarëve që humbën betejën e tyre kundër  COVID19 dhe sakrificës së mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që janë në vijën e frontit çdo ditë. BE qëndron pranë shqiptarëve. # Më të fortë së bashku,”-shkruan Soreca./ Opinion.al

Pas