Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama kujton Adem Jasharin: Vdiq për të jetuar përgjithmonë

2020/11/28 at 9:44 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama kujton Adem Jasharin: Vdiq për të jetuar përgjithmonë

Sot  Kryeministri Edi Rama ka kujtuar 65-vjetorin e lindjes së Adem Jasharit, një nga luftëtarët më shquar shqiptarë.


Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e krahason vdekjen e Adem Jasharit me legjendën e Gjergj Elez Alisë dhe duke përmendur faktet e datat thotë se nëse nuk do të ekzistonin ato do të duket e gjitha si një gojëdhënë.

Më tej, Rama shkruan se e betejat për liri të Adem Jasharit janë të vërteta “ku një popull i mohuar në të drejtën e tij për liri nga një diktaturë e urrejtjes etnike dhe i poshtëruar prej harresës së gjatë të botës demokratike, ngriti krye kundër urrejtjes e harresës dhe triumfoi kundër të gjitha paragjykimeve e parashikimeve.”

MESAZHI I PLOTË

ADEM JASHARI erdhi në këtë botë mu në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë pasi e la trupin pa jetë si një monument të shtrirë në mesin e shtëpisë ku mbante flamurin kombëtar.

Historia e vdekjes që i dha përjetësinë atij e trungut të prerë të familjes së tij, i tejkalon kufijtë e të besueshmes dhe i ngjan më shumë një versioni të legjendës së Gjergj Elez Alisë, ku plagët në trup janë më shumë se nëntë e janë vetë trupat e njerëzve të gjakut të tij, të copëtuar nga plumbat e një bajlozi të stërmadh sa një ushtri e tërë armike që mësyu mizorisht mbi shtëpinë ku zhvillohet rrëfimi mitologjik. Sikur ajo shtëpi e sharruar nga zjarri armik të mos ishte ende aty, sikur familjarët e vrarë të Adem Jasharit të mos ishin banorë të asaj shtëpie, që figurojnë një më një, në gjendjen civile të komunës Prekaz dhe sikur vetë Adem Jashari të mos ishte një njeri i gjallë deri në 7 marsin e vitit 1999, i cili figuron edhe si klient në regjistrin e hotelit “Arbëria” në Tiranë, do të ishte realisht e pamundur t’i besohej vërtetësisë së historisë mitike të komandantit legjendar të luftës së Kosovës. Madje edhe vetë Besarta, shtojzovallja e mbijetuar e asaj masakre të pabesueshme, do të dukej si rrëfimtarja e përhumbur e një përralle, nëse familja Jashari nuk do të kishte qenë aty, mes një komuniteti të tërë shqiptarësh të zakonshëm prej të cilit u nda, e gjitha, menjëherë, në terrin mes dy ditëve të zakonshme mbi pllajën baritore të Prekazit. Madje-madje edhe ajo pllajë, e kthyer sot në një varrezë unikale dëshmorësh me një trung të vetëm familjar, nëse nuk do ishte aty, pjesë reale e gjeografisë së Kosovës, do të dukej si peizazhi i krijuar nga peneli i imagjinatës për të qenë skena magjike e zhvillimit të gojëdhanës së lashtë, për një kreshnik me emrin Adem Jashari e familjen e tij.
Mirëpo jo, e gjitha është thjesht e vërtetë, e vërteta e pabesueshme e kulmimit epik të Luftës së fundit Çlirimtare në mes të Europës, bash në fund të shekullit XX, ku një popull i mohuar në të drejtën e tij për liri nga një diktaturë e urrejtjes etnike dhe i poshtëruar prej harresës së gjatë të botës demokratike, ngriti krye kundër urrejtjes e harresës dhe triumfoi kundër të gjitha paragjykimeve e parashikimeve.
Adem Jashari lindi në 28 nëntor dhe vdiq për të jetuar përgjithmonë, si legjenda e gjallë e flamurit më të bukur në botë.



Ju sugjerojmë

Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
Bota

Netanyahu distancohet nga marrëveshja SHBA-Iran: Izraeli nuk është pjesë e…

12 Qershor, 2026 10:21 am
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Tentohet të vidhet banka në Shkozë, autori kapet nga policia

12 Qershor, 2026 9:53 am
Protesta/ Berisha: Kundërshtari nuk do e mësojë online skenarin tonë
Kryesore

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump

12 Qershor, 2026 9:24 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

12 Qershor, 2026 8:05 am
Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?
Bota

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?

11 Qershor, 2026 10:39 pm
Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
Bota

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

11 Qershor, 2026 9:46 pm
Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
Sport

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

11 Qershor, 2026 9:11 pm
Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
Sport

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

11 Qershor, 2026 8:54 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump anulon sulmet ndaj Iranit: Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti

11 Qershor, 2026 8:27 pm
Berisha: Balluku po bën përpjekje që të blejë pasaportë në Serbi dhe vende të tjera
Aktualitet

Berishës i hiqet “non grata”, çfarë thotë DASH

11 Qershor, 2026 7:29 pm
Para
Bulqizë/ Armë dhe municion luftarak, pranga 3 personave

Bulqizë/ Armë dhe municion luftarak, pranga 3 personave

Dita e pavarësisë/ Meta e përshëndet, Rama nuk kthen as kokën (Video)

Dita e pavarësisë/ Meta e përshëndet, Rama nuk kthen as kokën (Video)

Evropa lehtëson masat anti-COVID, në SHBA përkeqësohet situata

Evropa lehtëson masat anti-COVID, në SHBA përkeqësohet situata
















TE FUNDIT

Netanyahu distancohet nga marrëveshja SHBA-Iran: Izraeli nuk është pjesë e…

Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
12 Qershor, 2026

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli nuk është palë në memorandumin e mirëkuptimit të raportuar mes Shteteve të...

Lexo më shumë

Tentohet të vidhet banka në Shkozë, autori kapet nga policia

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
12 Qershor, 2026

Një tentativë për vjedhje është regjistruar në zonën e Shkozës në Tiranë, ku objektiv i autorit ka qenë filiali i...

Lexo më shumë

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump

Protesta/ Berisha: Kundërshtari nuk do e mësojë online skenarin tonë
12 Qershor, 2026

Në një reagim në rrjetet sociale kryedemokrati Sali Berisha bën me dije se pas një rishqyrtimi të thelluar nga DASH,...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
12 Qershor, 2026

Dashi Të dashuruarit do kalojnë një ditë paksa të vështirë. Duhet të tregoheni paksa më të duruar dhe të pranoni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}