Aktualitet

Dita e katërt e vaksinimit, Manastirliu: 266 të vaksinuar deri tani


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:04 - 14/01/21 |
Doriana Çepunaj

E enjtja ka shënuar ditën e katërt të vaksinimit anti-COVID në vendin tonë, proces që po zhvillohet në ambientet e stadiumit “Air Albania” në kryeqytet.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu përmes një njoftimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se po vijon vaksinimi i mjekëve dhe infermierëve. Manastirliu thotë se që prej së hënës, dita kur filloi fushata e vaksinimit në Shqipëri, 266 mjekë dhe infermierë kanë marrë dozën e parë të vaksinës Phizer.

“266 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me COVID19, janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në “Air Albania Stadium”, shkruan Manastirliu. /Opinion.al

Pas