Kronikë

Aksidenti në Rrëshen, humbin jetën çifti i bashkëshortëve dhe dy fëmijët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:20 - 14/01/21 |
Doriana Çepunaj

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i rëndë i regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Morinë.

Sipas policisë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti  tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë dhe si pasojë kanë humbur jetën 4 persona.

Katër personat që kanë ndërruar jetë janë pjesëtarë të së njëjtës familje nga Kosova, një çift bashkëshortësh dhe 2 fëmijët e tyre, ndërsa ka mbetur i plagosur fëmija i tretë i çiftit, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Lezhë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.
Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas