Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Disa të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi në aeroportin ushtarak të Kabulit

2023/01/01 at 7:10 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Disa të vrarë dhe të plagosur nga shpërthimi në aeroportin ushtarak të Kabulit

Autoritetet talibane në Afganistan thanë se disa persona janë vrarë apo plagosur nga shpërthimi që ndodhi mëngjesin e 1 janarit në aeroportin ushtarak, që është ngjitur me Aeroportin Ndërkombëtar të Kabulit.


Zëdhënësi i operacioneve të sigurisë në Kabul, Khalid Zadra, i tha Radios Azadi të Radios Evropa e Lirë se “një numër i bashkëqytetarëve tanë ranë martirë apo u plagosën” në sulmin e dyshuar me bombë. Ai shtoi se ka nisur hetimi për këtë incident.

Zadra nuk specifikoi numrin e saktë të viktimave.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Abdul Nafi Takor, tha po ashtu se disa persona janë vrarë apo plagosur, pa dhënë numrin e saktë të viktimave.

Asnjë grup deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Që kur talibanët morën pushtetin në gusht të vitit 2021, shteti është shënjestruar nga grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Më 27 dhjetor, IS-i mori përgjegjësinë për sulmin në provincën afgane të Badakshanit, ku u vra një zyrtar kyç i sigurisë së talibanëve.

Një lëvizje e armatosur e rezistencës kundër talibanëve, që njihet me emrin Fronti i Rezistencës Kombëtare (NRF), po ashtu ka qenë aktiv në veri të Afganistanit.

Aeroporti ushtarak ku ndodhi sulmi më 1 janar gjendet afër 200 metra larg Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit dhe afër Ministrisë së Brendshme të Afganistanit. Në tetor, ndërtesa e Ministrisë së Brendshme kishte qenë cak i një sulmi, kur u vranë të paktën katër persona.

Edhe ministri të tjera të sigurisë, por edhe ambasadat e huaja dhe pallati presidencial, gjenden në rrugën e Aeroportit Ndërkombëtar të Kabulit dhe atij ushtarak.

Sipas raportimeve, aeroporti ushtarak është dëmtuar, por nuk është shkatërruar plotësisht. Po ashtu, raportohet se forcat talibane të sigurisë kanë rrethuar këtë zonë, duke parandaluar që të bëhen fotografi dhe video të vendit ku ndodhi sulmi./REL

 



Ju sugjerojmë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
Kronikë

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

13 Qershor, 2026 10:44 pm
Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

13 Qershor, 2026 10:40 pm
Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
Kryesore

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

13 Qershor, 2026 9:12 pm
Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
Kryesore

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

13 Qershor, 2026 7:51 pm
Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren
Bota

Kryetari i Parlamentit të Iranit: Do rezistojmë deri në frymën e fundit për fitoren

13 Qershor, 2026 7:50 pm
Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë
Aktualitet

Nis protesta e 14-të, qytetarët mblidhen përpara Kryeministrisë

13 Qershor, 2026 6:46 pm
Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës
Aktualitet

Tregu i punës mbushet me të huaj, shtohet punësimi i emigrantëve në Durrës

13 Qershor, 2026 6:43 pm
Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa
Bota

Në prag të marrëveshjes SHBA-Iran, ulet çmimi i naftës në bursa

13 Qershor, 2026 4:43 pm
Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë
Bota

Zvicra në referendum, vendos për pragun prej 10 milionë banorësh të popullsisë

13 Qershor, 2026 3:02 pm
Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët
Kronikë

Detaje nga dosja e SPAK, takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët

13 Qershor, 2026 2:09 pm
Para
“Zot të dua”, fjalët e fundit të Papa Benediktit XVI

"Zot të dua", fjalët e fundit të Papa Benediktit XVI

FMN: 2023 më i vështirë se viti që lamë pas

FMN: 2023 më i vështirë se viti që lamë pas

Në sfidë me Marinën, Luana pohon të vërtetën: Thonë që kam hequr brinjët

Në sfidë me Marinën, Luana pohon të vërtetën: Thonë që kam hequr brinjët
















TE FUNDIT

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj
13 Qershor, 2026

Moisi Habilaj është arrestuar mbrëmjen e sotme në Borsh, gjatë një operacioni të zhvilluar nga strukturat e Policisë së Shtetit....

Lexo më shumë

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

Protesta/ Qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
13 Qershor, 2026

Pas përfundimit të fjalimeve në protestën para Kryeministrisë, qytetarët janë përhapur nëpër rrugët e Tiranës, me protestuesit që janë duke...

Lexo më shumë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë

Berisha thirrje të rinjve në Cërrik: Protestoni me bashkëmoshatarët tuaj në Tiranë
13 Qershor, 2026

Sali Berisha, në një takim me fermerët në Cërrik, i bëri thirrje të rinjve që të bëjnë të pamundurën për...

Lexo më shumë

Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehje e neveritshme që shoqëron protestën

Integrimi/ Rama: Molotovarët e opozitës pengojnë Shqipërinë
13 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka marrë shkas nga thirrjet për bojkotin e koncertit të Ylli Limanit për të reaguar sërish për protestën qytetare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}