Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Diplomatët shqiptarë shëtitje me avion me paratë publike. Miliona lekë të abuzuara me bekimin e Ditmir Bushatit

2017/11/16 at 11:45 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Diplomatët shqiptarë shëtitje me avion me paratë publike. Miliona lekë të abuzuara me bekimin e Ditmir Bushatit

Një raport i KLSH ka zbuluar fakte tronditëse mbi abuzimet e ambasadorëve dhe konsujve shqiptarë nëpër botë. Të gjitha abuzimet me paratë e buxhetit të shtetit janë bërë nën bekimin e Ministrisë së Jashtme që drejtohet prej 5 vitesh nga Ditmir Bushati.


Në raport thuhet se paratë janë shpenzuar për udhëtime, për argëtim, bileta avioni, pritje-përcjellje dhe telefonata.

Gjatë kontrollit financiar në Ministrinë e Jashtme, KLSH ka konstatuar se: Urdhri për blerjen e biletave ka dalë pas blerjes së biletave, madje në disa raste urdhrat e blerjes janë nxjerrë me shumë vonesë deri 3 muaj pas blerjes së biletave, fakt që tregon se biletat për udhëtim jashtë shtetit janë blerë pa dalë urdhri i titullari, duke mos respektuar në këtë mënyrë kërkesën më minimale që është urdhri i prokurimit i lëshuar nga personi i autorizuar nga titullari i Autoriteti Kontraktor”.

Shpenzimet për telefon

Sipas raportit, diplomatët kanë abuzuar edhe me bisedat telefonike. “Grupet e auditimit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të MPJ, për auditmet e kryera në njësitë shpenzuese vartëse (ambasadat, konsullatat dhe misionet e ndryshme shqiptare jashtë Shqipërisë), kanë konstatuar si gjetje shpenzime të bisedave falas të kryera nga titullarët e këtyre njësive. MPJ ka dërguar udhëzime e qarkore në lidhje me zbatimin e VKM nr. 864, datë 23/7/2010 “Për pajisjen me numër telefoni celular të personave juridik”, i ndryshuar, duke fiksuar kuotat përkatëse mujore duke cilësuar se tejkalimi i kuotave mujore nuk do të kompensohen gjatë vitit kalendarik. Audituesit kanë njohur kompensimet e muajve gjatë vitit, kur ka pasur tejkalime të kuotave mujore. Audituesit e brendshëm kanë vënë para përgjegjësisë këto persona duke i konsideruar dëm ekonomik për buxhetin e shtetit nëpërmjet llogaritjeve të kompensimeve vjetore”, vijon raporti.

KLSH ka konstatuar gjithashtu se Sektori i Financës për çdo muaj rimburson shpenzimet për telefona celularë për 7 punonjës duke kryer veprimin kontabël në debi në shumën prej 140,000 lekë/muaj pa justifikuar me faturën mujore për shpenzimet faktike, me qëllim kryerjen e pagesave sipas faktit dhe jo sipas limitit që përcaktohet në këtë vendim. “Ky veprim është kundërshtim me VKM nr.864, datë 23.7.2010, “Për pajisjen me numër telefoni celular të personave juridikë, publikë” pika 15, ku përcaktohet se: “Në çdo rast, shërbimi i ofruar nga institucioni paguhet sipas faturës mujore për vlerën e shpenzuar. Çdo tejkalim i limitit mujor, të përcaktuar sipas pikave 3-9 të këtij vendimi, nuk kompensohet me limitin e muajit pasardhës dhe përballohet nga vetë personi zyrtar””, vijon raporti.

Pritje dhe përcjellje

Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë kontrollit financiar, ka konstatuar se Ministria e Jashtme ka bërë shpenzime të pajustifikuara për pritje e përcjellje, duke iu referuar konkretisht shpenzimeve për kafe, ujë dhe çaj me bustina. “Nga auditimi konstatohet se MPJ në mënyrë sistematike kryen shpenzime me procedurë prokurimi për blerje materiale për pritje–përcjellje kryesisht kafe, ujë dhe çaj me bustina. Këto blerje për vitin 2016 janë realizuar nga subjekti privat “C..” në vlerën prej 1,800,000 lekë, të cilat janë kontabilizuar në debi të llogarisë 602 zëri “pritje përcjellje”. Krahas këtyre shpenzimeve, sipas programeve për çdo muaj kryhen përsëri shpenzime për pritje nëpërmjet subjektit privat “K.M”, për çdo takim që zhvillohen në ambientet e MPJ-së, të cilat për periudhën objekt auditimi kapin shumën prej 8,510,400 lekë. Për periudhën objekt auditimi, konstatohet se shpenzimet në total për pritje përcjellje të të gjitha kategorive për vitin 2015 kapin shumën prej 24,129,709 lekë dhe për vitin 2016 kapin shumën prej 53,999,451 lekë.

Nga këto shpenzime, nuk janë veçuar shpenzimet brenda ambienteve të MPJ me qëllim kryerjen e një analize të veçantë për efektivitetin e shpenzimeve pritje e përcjelle që behën brenda ambienteve të MPJ-së në se duhet përdorur blerja e kiteve me procedurë të vogël apo kryerja e shërbimit për pritje e përcjellje nëpërmjet klubit privat të MPJ-së, me qëllim mirë përdorimin e fondeve publike dhe uljen e shpenzimeve procedurale”, thuhet në raportin e KLSH.

*Raporti u publikua fillimisht nga gazeta “Shqiptarja.com”

dokumenti i plote ne PDF: dokument gazeta diplomatet sot 16 nentor 2017

 

Etiketa: abuzimebushatiklshministria e jashtmeraport


Ju sugjerojmë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
Kronikë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

15 Korrik, 2026 9:29 pm
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

15 Korrik, 2026 8:38 am
Para
Berisha: Në makinë me Sotën dyshohet prania e shoferit të Tahirit. Çfarë kanë regjistruar kamerat e Kurum?

Berisha publikon emrat, zyrtarët e arrestuar në Hipotekën e Kavajës të afërmit e Rroshit

Biznesmeni që u kap me mijëra euro dhe patentat e Tahirit hotel me 5 yje në mes të Tiranës

Biznesmeni që u kap me mijëra euro dhe patentat e Tahirit hotel me 5 yje në mes të Tiranës

Përçahet Libra/ Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi nuk janë më bashkë. Zbardhen email-et

Përçahet Libra/ Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi nuk janë më bashkë. Zbardhen email-et
















TE FUNDIT

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
15 Korrik, 2026

Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen...

Lexo më shumë

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
15 Korrik, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate javën e kaluar të fillojë tërheqjen e trupave...

Lexo më shumë

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
15 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij...

Lexo më shumë

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
15 Korrik, 2026

Partia Demokratike mbledh pasditen e sotme, në orën 18:00, Këshillin Kombëtar, ku në rend dite është zgjedhja e ekipit në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}