Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Dilni në protestë!”,Vokshi: Korrupsioni s’mbulohet me ndëshkimin e gazetarëve

2022/07/04 at 2:36 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Dilni në protestë!”,Vokshi: Korrupsioni s’mbulohet me ndëshkimin e gazetarëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka folur në lidhje me protestën e gazetarëve që do të mbahet sot pasdite në orën 19:00.


Vokshi, nëpërmjet një deklarate për mediat bën me dije se protesta e gazetarëve ka mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike dhe në të njëjtën kohë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të solidarizohen dhe t’i bashkohen këtij tubimi.

“Sot pasdite, në orën 19.00, komuniteti i gazetarëve ka thirrur një protestë para Kryeministrisë, në mbrojtje të kolegut Klevin Muka, po edhe të së drejtës së ushtrimit të profesionit të çdo gazetari.

 Partia Demokratike shpreh mbështetjen e plotë për protestën, dhe u bën thirrje gazetarëve, shoqatave të tyre dhe qytetarëve, që besojnë te shtypi i pavarur dhe liria e fjalës, të solidarizohen dhe t’i bashkohen këtij tubimi.

 Protesta bëhet jo vetëm për censurimin e Klevin Mukës, dhuna verbale, censurimi i vazhdueshëm, nuk fillon te ky rast dhe, duke njohur Edi Ramën, as nuk do mbyllet me të.

 Ambrozia Meta është një tjetër gazetare e dënuar me “riedukimin” nga kryeministri që nuk e duron dot as fjalën e lirë, as median e lirë, as njerëzit e lirë.

 Janë dhjetëra rastet e gazetarëve të sulmuar nga kryeministri Rama për faktin e vetëm se nuk i kanë pëlqyer pyetjet apo konstatimet e faktuara prej tyre.

 Korrupsioni i qeverisë së Edi Ramës nuk mund të mbulohet me ndëshkimin e gazetarëve.

 –        Është fakt se Olta Xhaçka ka shkelur kushtetutën duke përfituar pasuri publike në emër të bashkëshortit.

 –        Është fakt se kumbari i këtij pazari korruptiv është Edi Rama.

 Më e pakta që duhet të ndodhë është heqja e mandatit të deputetit për Ministren e Jashtme, ndërsa Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nuk duhet të mbyllur sytë dhe veshët, siç po vepron, por të hetojë këtë aferë skandaloze.

 Faktet janë të thjeshta dhe të qarta: Olta Xhaçka përdori kunatën e vet për të përfituar pasuri dhe para publike me ndihmën e Edi Ramës.

 Të gjitha këto fakte i zbuluan gazetarët. Ashtu siç kanë zbuluar me dhjetëra afera të tjera korruptive të kësaj qeverie.

 Prandaj, aktet e Edi Ramës kundër gazetarëve kanë për qëllim mbylljen e gojës së medias për të mos folur për korrupsionin që shoqëron çdo vendim të qeverisë së Edi Ramës.

 Kur një gazetar dhe liria e fjalës janë në rrezik, Shqipëria është në rrezik!

 Të dashur Gazetarë, të dashur qytetarë!

 Dilni sot në protestë, në orën 19.00 para Kryeministrisë në mbështetje të fjalës së lirë!

 Dilni në protestë sot, nesër dhe çdo ditë!

 Dilni në protestë në 7 Korrik!

 Shqipëria është në rrezik!

 Vetëm së bashku mund ta shpëtojmë vendin tonë për fëmijët tanë!”,-tha Vokshi në deklaratën e saj./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
Aktualitet

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

7 Korrik, 2026 7:52 pm
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Qeveria shpenzoi 50 milionë euro për një natë koncert te Kanye West?Rama: Gënjeshtër

7 Korrik, 2026 7:03 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

“Groenlanda duhet të jetë nën SHBA”, Trump rihap betejën diplomatike me Danimarkën

7 Korrik, 2026 6:49 pm
Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar
Aktualitet

Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar

7 Korrik, 2026 6:45 pm
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim
Aktualitet

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim

7 Korrik, 2026 5:01 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Irani sulmon anijet tregtare

7 Korrik, 2026 3:46 pm
Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO
Bota

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

7 Korrik, 2026 3:16 pm
Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco
Bota

Gjendet e vrarë në Kiev autorja e atentatit ndaj manjatit ukrainas në Monaco

7 Korrik, 2026 2:46 pm
Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë
Kronikë

Dëmtuan Komisariatin Nr. 3/ Arrestohet një protestues, në kërkim 4 të tjerë

7 Korrik, 2026 2:42 pm
Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve
Kryesore

Berisha: Nuk marrim pjesë në Parlament, Rama bllokon kërkesat e protestuesve

7 Korrik, 2026 2:20 pm
Para
Deri në 70% më pak, Hygeia prezanton paketat verore të ekzaminimeve shëndetësore

Deri në 70% më pak, Hygeia prezanton paketat verore të ekzaminimeve shëndetësore

Salianji: S’kam bërë krim, s’është betejë personale por e opozitës

Salianji: S’kam bërë krim, s’është betejë personale por e opozitës

Apeli do i japi pafajësinë? Salianji: S’mund të ketë dënim për denoncim publik

Apeli do i japi pafajësinë? Salianji: S’mund të ketë dënim për denoncim publik
















TE FUNDIT

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
7 Korrik, 2026

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbërritur në Pallatin Presidencial në Ankara. Ai dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, janë...

Lexo më shumë

Qeveria shpenzoi 50 milionë euro për një natë koncert te Kanye West?Rama: Gënjeshtër

“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
7 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një videoje të publikuar në Facebook ndaj debateve të fundit për koncertin e Kanye...

Lexo më shumë

“Groenlanda duhet të jetë nën SHBA”, Trump rihap betejën diplomatike me Danimarkën

Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
7 Korrik, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Groenlanda duhet të kontrollohet nga Shtetet e Bashkuara dhe jo nga Danimarka, duke...

Lexo më shumë

Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar

Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar
7 Korrik, 2026

Nëna e 15-vjeçares, e cila u dhunua në Fier, ka rrëfyer për periudhën e vështirë që familja ka kaluar pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}