Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Die Welt: Garë e re armatimi në Ballkan

2019/08/01 at 8:20 AM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendosja e trupave amerikane në vendet baltike, reagon Rusia: Kërcënim

Garë e re e armatimit në Ballkan. Nën këtë titull, e përditshmja gjermane “Die Welt” ka botuar këtë të enjte një shkrim të korrespondentit të saj në Budapest, Boris Kalnoky.


Për shkak të sanksioneve të vendosura kundër Rusisë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, Rumania nuk lejoi të kalojnë nëpër territorin e saj “një dhuratë e popullit rus për popullin serb”: “dhjetë tanke me rrota të përdorur, por të modernizuar të tipit BRDM-2, pjesë e një dhurate të pazakontë për Serbinë: 30 tanke luftarakë të modernizuar të tipit T-72 dhe 30 automjete të blinduara.

Rusët i dërguan pastaj tanket në Serbi me avionë, “duke kaluar mbi hapësirën ajrore të Hungarisë, kryeministri i së cilës…përpiqet gjithmonë për marrëdhënie të mira me Presidentin rus…” Me mbështetjen te Rusia, “Serbia mbështetet në këtë mënyrë te një vend, që tregoi në Ukrainë vullnetin për ta zgjeruar zonën e vet të ndikimit me dhunë armësh”, shkruan autori.

Serbia zhvilloi nën diktatorin Slobodan Milosheviç luftëra kundër Kroacisë dhe Kosovës, si dhe mbështeti serbët e atjeshëm në luftën e Bosnjës. “Në këtë sfond tingëllon veçanërisht kërcënuese, që qeveria serbe ka bërë të ditur se në rast nevoje do ta sulmojë Kosovën, nëse ky vend krijon ushtrinë e tij”.
Më tej autori tërheq vëmendjen që shtetet e Evropës Qendrore e Lindore kanë programe armatimi afatgjata, “nga 2014 ose 2017 deri në 2026 ose 2030”. Polonia investon më shumë për armatimin, me shpenzime armatimi që në vitin “2018 kapën madje shumën dymbëdhjetë miliardë dollarë”. “Rumania i dyfishoi në vitin 2017 shpenzimet ushtarake nga dy në katër miliardë dollarë”.

Në rajon, “në një kohë kur NATO…mbështetet para së gjithash te Shqipëria, Kosova dhe Kroacia, Rusia është përqendruar te Serbia dhe te…Republika Srpska”. “SHBA kanë në Kosovë një nga bazat e tyre më të mëdha ushtarake, Camp Bondsteel. Rusia do të ndërtojë një bazë ushtarake në pjesën serbe të Bosnjës.”
Veç tankeve, Rusia i dhuroi në shkurt Serbisë “edhe gjashtë avionë luftarakë MIG-29, Bjellorusia dhuroi tetë avionë të tjerë.” Kur të ketë marrë fund modernizimi i avionëve “Serbia ka…në këtë mënyrë aviacionin luftarak më të fuqishëm të rajonit”.

Në artikull shkruhet më tej se për blerje armatimesh, në rajon, kryeson Serbia, e cila shpenzoi në vitin “2017…731 milionë dollarë”. Në vend të dytë, pasoi “Shqipëria me 168 milionë dollarë”. Kosova parashikon të shpenzojë vitin e ardhshëm 98 milionë dollarë për ushtrinë, që ka planifikuar.

Së fundi, autori ndalet në dimensionin politik, që shoqëron armatimin. “Shqipëria dhe Kosova kanë vendosur një bashkim doganor dhe po ecin në konvergim ekonomik”. Veç kësaj, “vazhdon të ekzistojë mendimi i Presidentit serb Vuçiç dhe i Presidentit kosovar Hashim Thaçi, për ta zgjidhur konfliktin e Kosovës me anë të shkëmbimit të territoreve…Kjo mund të çonte në një efekt domino – si p.sh. në një ndarje të Bosnjës dhe bashkimin me shtetet mëmë të pjesëve serbe dhe kroate. Ose madje edhe me një ndarje të Maqedonisë, ku jetojnë shumë shqiptarë.”/ Burimi: DW



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
“Shqiponja e Zezë”, 17 shqiptarë të arrestuar

“Shqiponja e Zezë”, 17 shqiptarë të arrestuar

Inteligjenca amerikane njofton se Hamza Bin Laden ka vdekur

Inteligjenca amerikane njofton se Hamza Bin Laden ka vdekur

Korça nuk gjen qetësi, tronditet për herë të tretë nga tërmeti

Sërish panik në Korçë, lëkundje të tjera mëngjesin e sotëm
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}