Kronikë

Dibër/ Makina del nga rruga, humb jetën një person


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:43 - 02/12/20 |
el ida

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë raportohen të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik, i nodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Kastriot-Arras në Dibër.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se 26-vjeçari me iniciale L.Gj., në drejtim të një automjeti tip “Opel”  ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.  Si pasojë pasagjeri me inicialet M.B., rreth 34-vjeç është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë.

Ndërkohë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe dy pasagjerë të tjerë të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

“Në aksin rrugor rural Kastriot—Arras, shtetasi L. Gj, 26 vjeç, banues në fshatin Arras, duke drejtuar automjetin tip ‘Opel’, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku  si pasojë ka humbur jetën në spital pasagjeri M. B., rreth 34 vjeç, si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit dhe dy pasagjerë të tjerë të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton  policia./Opinion.al

 

Pas