Kryesore

Parashikimi i motit, 3 dhjetor 2020


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 07:52 - 03/12/20 |
Opi Nion

Mëngjesi i sotëm do të fillojë me vranësira të dendura dhe reshje të izoluara në të gjithë vendin.

Mesdita do të sjellë zhvillim të vranësirave dhe reshje të konsiderueshme përgjatë vijës bregdetare, më pak reshje do ketë në brendësi të territorit ku në zonat e thella malore priten reshje dëbore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten ndjeshëm në mëngjes por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det me shpejtësi 65-70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 6 ballë./ Opinion.al

Pas