Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dialogu Kosovë-Serbi/ Zyrtari i BE bisedon me Thaçin dhe Vuçiçin

2020/01/15 at 2:02 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dialogu Kosovë-Serbi/ Zyrtari i BE bisedon me Thaçin dhe Vuçiçin

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, zhvilloi të mërkurën biseda telefonike me presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç.


Në këto biseda mësohet se Borrell shfaqi gatishmërinë që ai personalisht të vazhdojë të ndërmjetësojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai rikonfirmoi edhe një herë planet që sa më shpejt të vizitojë Pishtinën dhe Beogradin.

Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë, Borrell, në bisedën me presidentin Thaçi, u interesua edhe për zhvilimet politike, sidomos ato rreth formimit të qeverisë së re, pas zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë.

Borrell, sipas burimeve të njëjta, shprehu interesimin që forcat politike në Kosovë sa më shpejt të formojnë qeverinë dhe institucionet përkatëse.

Në komunikatën e lëshuar nga Shërbimi i Jashtëm i BE-së thuhet se Borrell kërkoi nga aktorët politikë në Kosovë të veprojnë në interes të qytetarëve.

Në bisedat me dy presidentët, Borrell foli edhe për përgatitjet për samitin e Zagrebit, midis përfaqësuesve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet në fillim të muajt maj.

Sipas burimeve në BE, Borrell, diku në fillim të muajt shkurt, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, por kjo varet po ashtu nga formimi i Qeverisë së Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila i ka fituar zgjedhjet e tetorit, dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, si partia e dytë, janë në negociata për formimin e qeverisë që nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve në fund të nëntorit.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, ndërkaq, është ndërprerë qysh në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia.

Ky proces që ka nisur në vitin 2011, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, është ndërmjetësuar vazhdimisht nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara./ Burimi: REL



Ju sugjerojmë

Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj
Kronikë

Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj

30 Qershor, 2026 4:55 pm
Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak
Kronikë

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak

30 Qershor, 2026 4:47 pm
Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 2 viktima dhe 15 të plagosur
Kronikë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 2 viktima dhe 15 të plagosur

30 Qershor, 2026 4:34 pm
Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona
Kronikë

Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona

30 Qershor, 2026 4:01 pm
Berisha: Jam këtu për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Ramës
Kryesore

Tensione në protestën para parlamentit, Berisha: Egërsi shtazore

30 Qershor, 2026 3:51 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Rama poston mesazhin e qytetarit: As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh

30 Qershor, 2026 2:59 pm
Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen
Kryesore

Rama: Do bëjmë çmos që investimet e huaja të shtohen

30 Qershor, 2026 2:52 pm
OBSH paralajmëron rrezik epidemish në Venezuelë pas tërmeteve
Bota

OBSH paralajmëron rrezik epidemish në Venezuelë pas tërmeteve

30 Qershor, 2026 2:24 pm
Goditja e grupeve kriminale/ SPAK, operacion të përbashkët me autoritetet finlandeze
Kronikë

Apeli i GJKKO liron nga qelia ish-drejtorin Mariglen Qato

30 Qershor, 2026 2:06 pm
Eliminoi Gjermaninë nga Botërori/Gill shiti fanellat e këpucët për të ushqyer djalin
Sport

Eliminoi Gjermaninë nga Botërori/Gill shiti fanellat e këpucët për të ushqyer djalin

30 Qershor, 2026 1:52 pm
Para
Një dasëm “shpërthyese”, fotot e çiftit bëhen virale

Një dasëm "shpërthyese", fotot e çiftit bëhen virale

Basha: Pse bëmë marrëveshje me qeverinë, çfarë synojmë të arrijmë

Basha: Pse bëmë marrëveshje me qeverinë, çfarë synojmë të arrijmë

Pyetja pse pranuan Gjiknurin, Basha godet tavolinën: Nuk ka amnisti!

Pyetja pse pranuan Gjiknurin, Basha godet tavolinën: Nuk ka amnisti!
















TE FUNDIT

Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj

Pas disa orësh në Komisariat, lihet i lirë Dritan Goxhaj
30 Qershor, 2026

Dritan Goxhaj është lënë i lirë, pas shoqërimit nga policia gjatë protestës para parlamentit ku nuk munguan përplasjet me autoritetet. Gjatë...

Lexo më shumë

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak

Aksident në autostradën Durrës-Tiranë, dyshohet se shoferi pësoi atak kardiak
30 Qershor, 2026

Dyshohet se shkaku i aksidentit fatal në autostradën Tiranë–Durrës ka qenë një atak kardiak i pësuar nga shoferi i linjës...

Lexo më shumë

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 2 viktima dhe 15 të plagosur

Aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, 2 viktima dhe 15 të plagosur
30 Qershor, 2026

Drejtuesi i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci, në një prononcim për mediat lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur sot në autostradën...

Lexo më shumë

Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona

Përmbyset autobusi i linjës së Beratit në aksin Durrës-Tiranë,humbin jetën 2 persona
30 Qershor, 2026

Një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku është përplasur një minibus. Mësohet se nga aksidenti i rëndë kanë humbdur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}