Rajoni

Di Maio thirrje KE: Siguroni vaksina për Ballkanin Perëndimor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:13 - 30/12/20 |
Doriana Çepunaj

Ministri i Jashtëm Italian, Luigi di Maio, zhvilloi këtë të mërkurë një vizitë në Kosovë, ku është takuar me trupat italiane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.

Gjatë këtij takimi, Di Maio tha se Komisioni Evropian duhet të ketë një iniciativë të dedikuar për blerjen sa më shpejt të jetë e mundur të dozave të vaksinës kundër COVID-19 për vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Italia nuk është tërhequr edhe pse në situatë të vështirë dhe ka çuar përpara, falë aftësisë  së shtetasve ushtarakë në fushën mjekësore, mbështetjen e autoriteteve kosovare në luftën kundër COVID.  Ashtu siç po i kërkojmë Komisionit Evropian përshpejtimin e blerjes së vaksinave për përfitimin e qytetarëve italianë, tani e konsideroj të rëndësishme dhe urgjente që Komisioni, përveç iniciativave të planifikuara tashmë, të marrë një iniciativë të dedikuar posaçërisht për blerjen drejtpërdrejt dhe sa më shpejt të jetë e mundur të dozave të mëtejshme të vaksinimit për popullsitë e Ballkanit Perëndimor”, tha Di Maio.

Ndër të tjera ministri i Jashtëm italian ka folur edhe për bisedën e zhvilluar me komisionerin për zgjerim të BE,  Oliver Varhelyi.Siç i shpjegova Komisionerit Varhelyi, një iniciativë e ngjashme do të siguronte gjithashtu mbulim adekuat dhe në kohë të vaksinimit në vendet e Ballkanit Perëndimor, në interes të Evropës e veçanërisht të Italisë. Kështu i japim partnerëve tanë në Ballkan sinjalin e rëndësishëm të afërsisë dhe solidaritetit konkret, në përputhje me mbështetjen tonë për rrugën evropiane të atyre vendeve por edhe për të parandaluar që një boshllëk i iniciativës europiane të plotësohej nga aktorë të tjerë konkurrues”, përfundoi ai./Opinion.al

 

Pas