Aktualitet

Dhunuan punonjësit e policisë, arrestohen dy vëllezërit


               Publikuar në : 17:06 - 20/02/20 |
Opi Nion

Dy persona janë arrestuar pasi kanë dhunuar punonjës të policisë bashkiake për shkak të detyrës.

Të arrestuarit janë dy vëllezërit e identifikuar me inicialet A. Ll., 22 vjeç dhe A. Ll., 26 vjeç, banues në Shëngjin.

Policia shkruan në deklaratë se në Shëngjin, punonjësit e Policisë Bashkiake kanë qenë duke ushtruar detyrën mbi bazën e planit për identifikimin dhe prishjen e mureve që kanë zënë hapësirat publike pa lejen përkatëse.

Por, babai i dy vëllezërve ka kundërshtuar prishjen e objektit, duke provokuar dhe reagimin e dy djemve të tij që dhunuan punonjësit./ Opinion.al

Pas