Kryesore

Meta: Rilindja është organizatë mafioze, kërkon të rrëmbejë…


               Publikuar në : 17:12 - 20/02/20 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka dalë përsëri ditën e sotme në një konferencë për mediat në lidhje me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Në fjalën e tij, Meta u shpreh se “Rilindja” është një organizatë mafioze e cila po qeverisë vendin, pasi ka “rrëmbyer” anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Presidenti tha se ka prova të reja në lidhje me atë që ai e quan grusht shteti nga ana e mazhorancës. Presidenti denoncoi sot se si Qendra e Botimeve Zyrtare kishte refuzuar të informonte kreun e shtetit, që sipas Metës, ishte shkelur Kushtetuta.

“Të gjithë të kuptojnë super perlën e rilindjes. Se si një organizatë që ka shembur çdo ndarje pushtetesh rrëmben në mënyrë antikushtetuese dhe mafioze, përmes falsifikime dhe manipulimeve anëtarë të gjykatës kushtetuese, për të mos pasur më Gjykatë Kushtetuese, por policinë antikushtetuese të regjimit të Lleshit. Ukemi treguar të gjithë juve, me qetësi dhe me drejtësi, hap pas hapi se si ka ndodhur puçi në bazë të provave të reja, që u detyruan të na i sjellin vetëm dje, pas insistimit për të mos na i sjellë, vetëm pasi ne denoncuam këtu Qendrën e Botimeve Zyrtare që po shkelte Kushtetutën duke mos informuar Presidentin për një akt jashtëzakonisht të rëndësishëm, që do t`i dorëzohet dhe Komisionit të Venecias, që ata e kërkaun dhe nuk e gjetën dot. Nuk do mbaj fjalime, por do i referohemi fakteve.”- tha Meta./ Opinion.al

Pas