Politikë

Prezantoi prova të reja, Meta-Dervishajt: Betohu që po thua të vërtetën


               Publikuar në : 17:52 - 20/02/20 |
Opi Nion

Këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës Bledar Dervishaj, gjatë një konferencë për mediat,  ka treguar mënyrën se si kanë vepruar institucionet e drejtuara nga maxhoranca për çështjen e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Dervishajt, institucionet kanë bërë shkelje ligjore të qëllimshme dhe anti-kushtetuese dhe se për këtë arsye Presidenca do të përgatis dhe një padi në SPAK ndaj personave të përfshirë .

Pas prezantimit të materialeve të reja, Presidenti i Ilir Meta, tha se është u vetëofruar të bëhet hetues i SPAK. Ndërkohë Meta i ka kërkuar Këshilltarit të tij që betohet që po thotë të vërtetën përsa i përket materialeve të publikuara. Nga ana tjetër Dervishaj është shprehur se të gjitha provat e publikuara sot janë konkrete dhe të vërteta.

“Si pres i Republikës po bëhem hetues vullnetar i SPAK pa pagesë pa shpërblim. Z. Dervishaj ka qenë në çdo mbledhje të KED nga e para tek e fundit. Betohu që po thua të vërtetën”, u shpreh Meta ndër të tjera./ Opinion.al

Pas