Aktualitet

Dhunuan policët në burg, të paraburgosurit në regjimin 41.BIS për 90 ditë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:05 - 05/08/22 |
Opi Nion

Pasi dhunuan efektivët e policisë në burgun e Peqinit, tre të paraburgosurit do të përjashtohen për 14 ditë nga çdo aktivitet i përbashkët ne burgun e Peqinit.

Mësohet se të burgosurit që janë rebeluar në këtë burg janë Kastriot Likja, Arlind Daja, Kreshnik Ibraliu.

Gjithashtu, ata do të vlerësohen për të kaluar në regjimin 41/BIS për 90 ditë.

Njoftimi 

Incidenti në IEVP Peqin, vlerësim për rregjimin 41/BIS

Pas incidentit të ndodhur në IEVP Peqin, ku tre të paraburgosur K.L, K.I dhe A.D goditën punonjësit e policisë në detyrë, nga ana e drejtuesve të IEVP Peqin dhe gjithë zinxhirit drejtues të burgjeve u morën këto masa:
a) Përjashtimi i tre të paraburgosurve për 14 ditë nga çdo aktivitet i përbashkët në IEVP Peqin.
b) Përgatitja e praktikës për të paraburgosurin K.L për kalimin e tij në rregjimin e veçantë për 90 ditë.
c) Referimi i çështjes në prokurori për të tre të paraburgosurit.
d) Ka nisur vlerësimi nëse ndonjëri prej tre të paraburgosurve plotëson elementët për të kaluar në rregjimin 41/BIS.

Pas