Kronikë

Dhunonte bashkëjetuesen, 44-vjeçarit i gjendet dhe pistoletë në banesë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:21 - 05/04/21 |
Opi Nion

Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëjetuesen e tij.

Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar nga në banesën e tij i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

“Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë  i shtetasit Sh. K., 44 vjeç, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Dhuna në familje”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme/Opinion.al

Pas