Kronikë

Dhunë ndaj nënës dhe kërcënim ndaj vëllait, parandalohet krimi në familje


               Publikuar në : 11:07 - 18/08/19 |
Al Do

Policia e Librazhdit ka parandaluar një krim në familje. Një 41-vjeçar në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij dhe ka kërcënuar me thikë të vëllain.

Ngjarja mund të precipitonte por fatmirësisht personi është ndaluar nga policia. Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në dhunën ndaj të moshuarës dhe kërcënimit me thikë.

Burime nga polica bëjnë të ditur se shtetasi me iniciale V.M ndodhet nën arrest për dy vepra penale: “Dhuna në familje” dhe ” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. /Opinion.al

Pas