Sport

Dhuna ndaj arbitrit në Peqin, FSHF: Huliganë, të dalin para drejtësisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:12 - 14/12/19 |
Al Do

Federata e Shqiptare e Futbollit ka dalë me një reagim zyrtar në lidhje me episodin e dhunës në stadiumin e Peqinit ku u godit arbitri Sokol Bebja.

FSHF e ka cilësuar dhunën ndaj arbitrit ‘akt vandal’ të ndërmarrë nga ‘huliganë’ dhe thekson se nuk do të tolerojë akte të tilla në dëm të cilitdo në ambientet sportive.

I bëhet gjithashtu thirrje policisë të marrë masat për arrestimin e agresorëve dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë.

Në ndryshimet e fundit në Kodin Penal, dhuna brenda stadiumit dënohet nga 1 deri në 3 vite burg por nëse kjo gjë është e përsëritur dhe kryhet nga zyrtarë të një klubi dënimi mund të shkojë deri në 5 vjet.

Reagimi i Federatës Shqiptare të Futbollit

Federata e Futbollit dënon me ashpërsi aktin vandal të dhunimit të arbitrit Sokol Bebja në ndeshjen Shkumbini-Dinamo në qytetin e Peqinit.

FSHF i bën thirrje Policisë së Shtetit të marrë urgjentisht masat për të arrestuar agresorët në fjalë dhe kërkon nxjerrjen e tyre të menjëhershme para ligjit, bazuar në nenin 274/A të Kodit Penal. FSHF garanton se do ta ndjekë deri në fund këtë çështje në të gjitha instancat e drejtësisë.

FSHF nuk do të lejojë në asnjë çast nëpërkëmbjen e autoriteteve sportive dhe ndërhyrjet e huliganëve në dëm të cilitdo në ambjentet sportive. /Opinion.al

Pas