Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dhuna e kuksinëve, përgjigjja jonë e munguar ndaj grabitjes

2018/04/02 at 4:51 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Dhuna e kuksinëve, përgjigjja jonë e munguar ndaj grabitjes

Nga Fatos Lubonja: Çfarë duhet të bëjnë njerëzit kur shohin një kryeministër që, pasi u ka marrë votën duke premtuar ulje të taksave dhe përmirësim jetese, pa përfillur as fjalën e dhënë, as gjendjen e tyre në zgrip të mbijetesës, as ekspertë, dhe as ligje, e ngre traun e taksave e gjobave sa herë i teket duke u marrë edhe kacidhet e fundit për ta ndarë me një grusht oligarkësh të cilëve u jep pastaj të drejtën të ndërtojnë kulla qejfi e pushteti në sheshet publike ku deri dje luanin fëmijët shqiptarë?


Çfarë duhet të bëjnë njerëzit kur shohin një kryeministër që së bashku me oligarkë e tij u vjedh përditë trashëgimtarëve të ligjshëm dhe shqiptarëve në përgjithësi copa të bregdetit për të ndërtuar atje sarajet e verës së këtyre oligarkëve?

Çfarë duhet të bëjnë njerëzit kur shohin se të njëjtën gjë bëjnë edhe me lumenjtë e me gjithë pasuritë e përbashkëta që kryeministri dhe oligarkët e tij i shohin thjesht e vetëm si mundësi pasurimi për veten?

Çfarë duhet të bëjnë njerëzit kur shohin një kryeministër që, pasi ua merr votën duke u premtuar “zero ndërtime”, pa pyetur as për historinë e tyre as për cilësinë e jetës u ngre pallate përpara ballkoneve e dritareve duke shpëlarë paratë e trafikantëve që e kanë ndihmuar të blejë votën e atyre që s’ua ka marrë dot me mashtrime?

Çfarë duhet të bëjnë njerëzit kur shohin një kryeministër që, në bashkëpunim me oligarkët e tij, duke shkelur ligjin, ua rrethon stadiumin me status monument kulture dhe ua shemb përpara syve? Po, kur pas një viti, duke parë suksesin e këtij maskarallëku kërkon të shkatërrojë edhe Teatrin Kombëtar për të ngritur në truallin e tij publik gjashtë kulla medemek si çmim që oligarku i tij të na bëjë një teatër të ri?

Përgjigja e parë (demokratike) është që të flasim e denoncojmë këtë përdorim skandaloz të shtetit për interesa private, këtë regjim që, me Edi Ramën po shkon dita ditës drejt atij që quhet fashizëm ekonomik, dmth. një regjim ku qeveria “e oligarkëve”, “nga oligarkët” dhe “për oligarkët” po arrin deri në përdorimin e dhunës për të mbrojtur interesat e veta.

Mirëpo, çfarë duhet të bëjnë njerëzit, kur, edhe pasi flasin, përgjigja që vjen nga Kryeministri dhe oligarkët e tij është mospërfillja, denigrimi, shantazhimi dhuna verbale dhe etiketimi nëpër mediat si plehra kazani?

Përgjigja e dytë (demokratike) është denoncimi në institucionet e drejtësisë të të gjitha shkeljeve ligjore.

Por, çfarë u mbetet njerëzve të bëjnë kur edhe pasi bëhen këto denoncime policia dhe drejtësia nuk veprojnë, sepse kontrollohen nga kryeministri dhe oligarkët e tij ose sepse kryeministri ka sajuar ndërkaq VKM pas VKM-je për të ligjëruar vjedhjet që ka bërë sëbashku me oligarkët e tij,?

Një përgjigje gjithnjë demokratike janë protestat paqësore. Të tilla ka pasur jo pak, por kryeministri dhe oligarkët e tij nuk kanë ndalur. Të shkretët njerëz, që nuk e duan dhunën apo i frigohen asaj, janë përgjigjur duke marrë plaçkat dhe kërkuar azil në masë edhe pse nuk jemi në luftë civile e nën bombardime si gjetkë. Mirëpo megjithë sinjalet dramatike që ka dhënë ky eksod Kryeministri dhe oligarkët e tij nuk kanë reflektuar as një çast për njerëzit që ikin për tu shpëtuar bombardimeve të grykësisë së tyre, por kanë vazhduar ta ngrenë traun e grabitjes, arrogancës paturpësisë?

Dhe së fundi çfarë u mbetet njerëzve të bëjnë kur shohin se kryeministri nuk mjaftohet me këto, por, duke pasur në dorë të gjitha instrumentet e shtetit që punojnë për të dhe oligarkët jo për njerëzit, edhe i poshtëron duke i quajtur “dele” e njerëz të tredhur?

Dhe ja ku erdhi ngjarja e Kukësit si reagim i njeriut të grabitur, fyer e poshtëruar që nuk sheh rrugë tjetër daljeje nga gjendje e tij e dëshpëruar përveç asaj fjalës popullore: “Kur mbaron fjala, gjykon palla.” Dihet se pasojat e dhunës janë gjithmonë të rrezikshme sepse dhuna pjell dhunë, por për gjithë sa thashë më lart përgjegjës për dhunën e kuksianëve është dhuna kryeministrore dhe ajo e oligarkëve bashkëpunëtorë të tij, dhuna strukturore e një regjimi fashistoid që ka kohë që po u merr frymën njerëzve. Në gjykimin e kësaj ngjarjeje duhet të ndjehemi të gjithë kuksianë sepse të gjithë në Jug dhe në Veri po e përjetojmë në forma të ndryshme këtë dhunë. Përgjigja e kuksianëve si e shqiptarëve më të goditur nga taksa grabitqare e Rrugës së Kombit është edhe përgjigja jonë e munguar për grabitjet që po na bëhen përditë. Ajo është edhe shpresëdhënëse sepse, kurajoja e tyre na tregoi se përveç ikjes, nënshtrimit, dhe shitjes së votës për pesë lekë ka edhe rrugë të tjera për ta ndalur dhunën fashistoide të këtij regjimi, por edhe pse mund të shërbejë si një mësim dhe paralajmërim për çdo qeveritar dhe biznesmen që sillet si këta që na kanë sjellë në këtë gjendje./Panorama



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Video- Ekskluzive/ Ndalohet nga policia në protestën e kukësianëve studiuesja e njohur amerikane Lory Amy

Video- Ekskluzive/ Ndalohet nga policia në protestën e kukësianëve studiuesja e njohur amerikane Lory Amy

Para, dashuri, surpriza; mësoni çfarë rezervon për ju horoskopi i muajit prill

Para, dashuri, surpriza; mësoni çfarë rezervon për ju horoskopi i muajit prill

Video – Ekskluzive/ Cfarë po ndodh në ambjentet e Komisariatit Nr.3, ku po mbahet studiuesja e njohur amerikane

Video – Ekskluzive/ Cfarë po ndodh në ambjentet e Komisariatit Nr.3, ku po mbahet studiuesja e njohur amerikane
















TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com