Aktualitet

Dhoma e Përfaqësuesve fajëson Trump, presidenti do përballet në senat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:39 - 13/01/21 |
Semiljana Azizi

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA ka fajësuar zyrtarisht Presidentin Donald Trump për “nxitje të kryengritjes” në trazirat e javës së kaluar në Capitol Hill.

Trump bëhet këshu presidenti i parë në historinë e SHBA që fajësohet dy here, i akuzuar për krime nga Kongresi.

Donald Trump, përfaqësues Republikan, tani do të përballet me Senatin, ku nëse shpallet fajtor, ai mund të rrezikojë ndalimin e mbajtjes së detyrës përsëri. 217 anëtarë të Kongresit kanë votuar deri tani për të hequr dorë nga Presidenti, ndërsa votimi vazhdon./Opinion.al

 

 

 

Pas