Iluminati është një nga organizatat më të diskutuara të gjithë historisë njerëzore.
Iluminati është bërë sinonim me konceptin e kontrollit, pushtetit dhe të keqes. Nga skllavërimi i të gjithë njerëzimit tek kontrolli i bankave, supozohet se ka pak gjëra që s’mund të bëjë Iluminati.
Ata që besojnë se Iluminati është real dhe aktiv, etiketohen si teoricienë të konspiracionit dhe shpesh shpërfillen si njerëz jo plotësisht racionale. Por në një moment, Iluminati ka qenë dukshëm një grupim i vërtetë njerëzish.
Gjatë shekullit XVIII të Iluminizmit, një grup njerëzish u bënë bashku për të shkatërruar pushtetin që kontrollonte dhe skllavëronte popujt e Evropës. Ata nuk besonin që Vatikani dhe feja e organizuar duhet të vazhdonte të kontrollonte qeveritë dhe monarkitë e Evropës. Ata gjithashtu iu kundërvunë kontrollit hegjemonist të monarkëve, të cilët pretendonin se ishin caktuar në atë post nga Perëndia, për të legjitimuar dhe garantuar kësisoj pushtetin e tyre. Iluminati, me idealet e tij humaniste dhe origjinën politike, u shndërrua në një Illuminati që jo vetëm adhuron Satanain, por shpiku metodat e shpërlarjes së truve, të cilat janë duke u përdorur për të kontrolluar mendjet dhe trupat e 10 milionë njerëzve në mbarë botën.
Por si mundi një grup aktivistësh politikë të shndërrohet në një grup bankierësh që adhuronin Satanain?
Për të kuptuar boshllëkun e madh ndërmjet këtyre dy grupeve, ju duhet të mësoni më shumë rreth Iluminatit origjinal dhe veprimtarive të saj në shoqëri.
1. Iluminati është një shoqëri sekrete
Përkundër të gjitha referencave në media dhe Hollivud, Illuminati mbetet një shoqëri e fshehtë. Si një shoqëri sekrete, askush jashtë grupit nuk di asgjë mbi operacionet, anëtarët apo ekzistencën e saj. I ndërtuar mbi një besim në fshehtësi të plotë, disa njerëz mund të pretendojnë se nuk dinë asgjë mbi Iluminatin, pasi s’ka asnjë konfirmim zyrtar për ekzistencën e këtij grupi.
Shoqëritë sekrete janë të ndërtuara vetëm mbi bazën e vetë-interesit.
Një shoqëri e fshehtë, formohet kur një grup i vogël njerëzish bëhen bashkë për të mbrojtur interesat e përbashkëta nga grupet e tjera, ose nga bota në përgjithësi. Pavarësisht nga konotacionet negative, shoqëritë sekrete nuk janë gjithmonë negative. Ato janë përdorur prej kohësh për vepra të mira. “Hekurudha Nëntokësore” që u themelua gjatë shekullit XIX, është vetëm një nga shumë shembujt e shoqërive të fshehta, të cilat u formuan për të mbrojtur interesat e tyre të shpëtimit të njerëzve nga skllavëria.
Si një shoqëri e fshehtë, një person nuk mund t’i bashkohej menjëherë Iluminatit. Ai duhet të shpallej fillimisht kandidat për anëtar apo të merrte një ftesë. Shumica e njerëzve që i bashkohen shoqërive sekrete, kuptojnë se janë bërë pjesë e një shoqëri legjendare, vetëm kur bëhen anëtarë me të drejta të plota. Disa shoqëri sekrete punojnë në një transparencë relative. Frimasonët janë shembulli i një shoqërie sekrete që vepron formalisht fshehtazi, por që ende vepron në sipërfaqe. “The Skull and Bones” e Universitetit të Jeilit në SHBA, është një tjetër shoqëri e njohur sekrete.
2. Iluminati u themelua në 1 maj 1776
Iluminati besohet të jetë krijuar në ditën e parë të majit të vitit 1776. Grupi u themelua nga gjermani Adam Uajshop, në një zonë që njihej si Bavaria e Sipërme. Grupi veproi si një degë e mendimtarëve të Iluminizmit, dhe lidhej shpesh me rreziqet e mendimit në atë epokë. Ky grup njerëzish u bë i njohur si Iluminati bavarez. Si një shoqërie sekrete, themeltari zyrtar i grupit mbetet i panjohur. Thuhet se ka pasur vetëm 5 anëtarë nismëtarë, dhe secili u zotua të ruajë sekretit e organizatës.
Fillimisht, qëllimet e Urdhrit të Iluminatit ishin çuarja më tej e synimeve të Iluminizmit, për reduktimin e ndikimit fetar në Evropë, dhe parandalimin e abuzimeve të pushtetit nga ana e monarkive që kontrollonin Evropën. Anëtarët e parë mendohej të ishin intelektualët dhe politikanë progresivë. Me përkushtimin ndaj lirisë së të mësuarit, dhe hedhjen poshtë të zgjedhës së Vatikanit, Iluminati bavarez u rrit. Degët e saj u përhapën nga Gjermania në perandoritë e ndryshme të Evropës.
Ka mundësi që organizata origjinale të kishte mbi 2000 anëtarë.
Por Iluminati nuk shihej më sy të mirë nga qeveritë apo kisha, e cila vazhdonte të ushtronte ndikim dhe pushtet mbi shumicën e Evropës. Grupi u ndalua dhe më pas u shpërnda zyrtarisht në vitin 1785, vetëm pak vite pas themelimit të tij. Shumë njerëz besojnë se ndonëse grupi u shpërnda publikisht, ai vazhdoi të ekzistojë në fshehtësi me një anëtarësi të reduktuar.
I drejtuar në prapaskenë nga fuqitë botërore të kohës, disa besojnë se Iluminati i vonë rrjedh nga ky grup fillestar i mendimtarëve të Iluminizmit. Megjithatë, grupi që është përmendur shpesh si Iluminati i sotëm, nuk duket se ndan vlerat e Iluminizmit të grupit të parë të mendimtarëve radikalë. Përkundrazi, Illuminati modern është pjesë e një komploti më të gjerë, ku një grup njerëzish të zgjedhur punojnë për të minuar politikat dhe organizatat në mbarë botën, për të robëruar qytetarët e botës për vepruar sipas diktatit të tyre. Illuminati i ri ka vetëm një qëllim. Ky nuk është krijimi i një Rendi të Ri Botëror, por shkatërrimi i rendit të vjetër.
3. Iluminati është një organizatë politike
Mendohet që Iluminati është një organizatë sa politike aq edhe shpirtërore. Megjithatë, kjo është ndoshta e pavërtetë. Ambicjet e tij origjinale politike, përfshinin zvogëlimin e pushtetit të kishës në Evropë. Megjithatë, pushteti i kishës kishte pak të bënte me fenë, dhe më shumë me pushtetin politik. Vatikani dhe Papa kishin fuqinë për të përcaktuar fatin e thuajse çdo qytetari në Evropë.
Pushteti i Vatikanit qe më autoritar se sa i shumë qeverive.
Mbretërit dhe udhëheqësit e gjithë Evropës, ishin në mëshirën e dekreteve të Papës. Gjermania ka qenë prej kohësh një vatër e rezistencës kundër Romës, dhe kundër fesë së organizuar. Natyra politike e Iluminatit, e dallon atë nga shoqëritë e tjera të mëdha sekrete. Anëtarët e grupit nuk kërkonin që njerëzit të ishin pjesë e një ideologjie të caktuar apo dogme fetare. Në fakt, ai nuk kërkonte besimin tek asnjë qenie supreme.
Në vend të kësaj, Iluminati qe një organizatë humaniste. Humanizmi është besimi se njerëzit kanë si të drejta por edhe detyra, diçka që disa sektet fetare e hidhnin poshtë. Humanizmi nuk është një koncept i Iluminizmit apo një ide e Rilindjes. Komunitetet në mbarë botën e kanë hedhur poshtë për mijëra vjet poshtë idenë e kontrollit nga një forcë e mbinatyrshme.
Ky sistem besimi, ishte pjesë e një humanizmi të vjetër, që mund të gjendej në Indinë, Iranin dhe madje edhe Greqinë e lashtë. Mendimtarët në këto vende, u përpoqën të distancohen nga mitet dhe legjendat që dominonin shoqëritë e tyre, në përpjekje për të gjetur arsyen njerëzore. Besimi tek humanizmi nuk ishte një ideologji në vetvete, përkundrazi qe një refuzim i ideologjisë së bazuar në mite, legjendë dhe feja tradicionale e organizuar. Humanizmi i përdorur nga Iluminati, pati efekte të thella mbi artet dhe shkencat e praktikuara në Evropë dhe në botë.
4. Vëllazëritë mistike filluan të krijohen shumë më herët nga Iluminati
Iluminati janë larg nga të qenit vëllazëria mistike apo shoqëria e parë e fshehtë. Në fakt,nëse zhvendosemi nga ideja moderne e shoqërive sekrete, ka pasur një ekzistencë të gjatë dhe të frytshme të këtyre grupeve për mijëra vjet. Thuajse çdo grupi në pakicë, i është dashur të veprojë në fshehtësi në një moment të caktuar të ekzistencës së tij. Kjo qe veçanërisht e vërtetë për shkollat ezoterike të mendimit tek shumë fe që kanë ekzistuar prej një kohë të gjatë.
Tek fetë, këto grupe cilësohen shpesh si okultiste, por ky është një term i përgjithshëm që nuk përfaqëson diversitetin dhe kontributet e këtyre grupeve si përgjatë gjithë historisë, ashtu dhe në botën moderne.
. Nga të Krishterët tek Hebrenjtë dhe Myslimanët, secili grup ka pasur sekte të cilat kanë qenë të detyruara të operonin në ilegalitet, ose përballeshin me rrezikun e tëquajturit heretikë.
Myslimanët formuan një shoqëri sekrete të quajtur Hashshashin në shekullin XIII. Ata ndryshonin nga homologët e tyre sunitë, për shkak të traditës së tyre në rritje të mendimit mistik brenda Islamit. Ky grup i vogël, i njohur gjithashtu si Nizari, është jo pak i njohur e ka vepruar në të gjithë Levantin dhe Lindjen e Mesme. Qëllimi i tij ishte të krijonte një shtet shiit.
Për t’u çliruar nga shumica sunite, sekti aktivizoi një grup të vogël dhe të fshehtë njerëzish për të drejtuar luftën e tyre politike. Grupi u bë i famshëm për sabotime, spiunazh dhe vrasje. Ai qe shumë i fshehtë, dhe u përpoq të realizonte synimet e veta pa rënë në sy. Ata bënë bënë çmos për të shmangur viktimat që nuk lidheshin me objektivin e synuar. Puna e tyre në fushën e spiunazhit ishte aq e njohur në disa qarqe të fuqishme, sa që thuhet se disa prej tyre u punësuan nga mbreti anglez Riçard Zemërluani. Edhe pse biblioteka që ruante të dhënat e tyre u shkatërrua qindra vjet më parë, legjenda e Hashshashin jeton ende sot në botën monderne, përmes fjalës moderne angleze “assasin”.
5. Iluminati ngatërrohet shpesh me Urdhrin e Kalorësve Templarë
Iluminati dhe Kalorësit Templarë përdoren shpesh në të njëjtën fjali, por ekziston një dallim i madh ndërmjet dy grupeve. Kalorësit Templarë, ekzistuan 4 shekuj përpara se të krijohej Illuminati. Roli i tyre ishte mbrojtja e pelegrinëve të krishterë. Grupi qe një urdhër i fuqishëm ushtarak, por ata qenë larg nga të qenit një shoqëri e fshehtë, pasi morrën një miratim zyrtar nga Papa dhe Kisha Katolike Romake.
Ata gjithashtu mbanin veshur një uniformë zyrtare, diçka që një shoqëri e fshehtë nuk do ta bënte kurrë. Templarët janë të lidhur shumë më ngushtë me periudhën e kryqëzatave se sa me Illuminatin. Megjithatë, lidhja zakonisht ndodh për shkak se Frimasonet filluan të përdorin ritualet dhe simbolet e Templarëve në aktivitetet e tyre.
6. Frimasonët janë një grup i ndryshëm nga Iluminati
Ndonëse disa besojnë se Iluminati ishte fillimisht një grup i shkëputur nga Frimasonët, për këtë nuk ekziston asnjë provë zyrtare. Frimasonët janë një nga shoqëritë më të vjetra, dhe më të të fshehta edhe sot e kësaj dite. Kjo është një vëllazëri, në të cilën mund të hysh vetëm nëse ndonjë i afërm në linjë mashkullore ka qenë më herët anëtar i grupit. Ka grupe frimasonësh të përbëra nga femrat, por këto llozha nuk njihen zyrtarisht nga organizata si një e tërë.
Frimasonët u krijuan fillimisht në shekullin XVIII. Ata morën emrin dhe simbolet e tyre nga mjeshtrat muratorë të Evropës mesjetare. Këta ndërtues i dhanë jetë disa prej stileve arkitekturore më të forta dhe simbolike në Europë, disa prej të cilave mbijetojnë edhe sot. Frimasonët cilësohen shpesh si një kult. Përdorimi i simboleve dhe ceremonive tek ritualet e kryera nga lozhat masonike, i frymëzoi ata t’io japin këtë emër jashtë çdo keqkuptimi dhe frike. Disa sugjerojnë se veprimet e Frimasonëve, rrjedhin në fakt nga një grup i quajtur “Nxënësit e Kryqit të Kyq”.
7. Anëtarët e Iluminatit mendohet të jenë politikanë, bankierë dhe vipa
Anëtarët e Illuminatit të ri, etiketohen si anëtarët e Rendit të Ri Botëror. Rendi i Ri Botëror,është një nga teoritë e konspiracionit më të popullarizuara në botën e sotme perëndimore. Pretendohet se ekziston një grup i vogël por i fuqishëm njerëzish, të cilët janë në kontroll jo vetëm të burimeve natyrore të botës, por edhe të njerëzve. Grupi përfshin të gjithë llojet e figurave publike nga Jay-Z tek familja Bush dhe Mbretëresha e Anglisë.
Ka nga ata që sugjerojnë, se njerëzit në krye të këtij grupi kanë një lidhje gjenetike me njëri-tjetrin.
Iluminati lidhet shpesh me këtë teori. Struktura e organizatës, e cila përmban tri nivele anëtarësimi, secila me privilegje në rritje, thuhet se e mbështet këtë teori. Të tre nivelet përbëjnë një piramidë, një simbol të përbashkët të aktivitetit të Iluminatit. Në Rendin e Ri Botëror, klasa e mesme do të shkatërrohet. Në vend të saj, disa anëtarë të zgjedhur të shoqërisë do të sundojnë pjesën tjetër të botës si fshatarë. Marrëdhëniet ndërmjet Iluminatit dhe pjesës tjetër të popullsisë, do të jenë më shumë si ai i padronit me skllavin, sesa ai i menaxherit dhe punonjësit.
Disa teori pretendojnë se Rendi i Ri Botëror është përpjekur gjithashtu të shfarosë një pjesë të mirë të njerëzimin. Teoria sugjeron se Iluminati do të preferonte një popullsi botërore prej 500 milionë njerëzish, në vend të 7 miliardëve që pupullojnë aktualisht planetin. Besimtarët thonë se Rendi i Ri Botëror është një koncept politik, dhe jo thjesht një teori konspiracioni. Ka fillesa që i lidhin të dyja së bashku. Fuqia në rritje e qeverisë mbi mediat në shumë vende, të cilat këmbëngulin ende se qytetarët janë të lirë të mendojnë dhe zgjedhin atë që duan, është ajo çka shumë teoricienë konspirativë e lidhin me metodat e shpëlarjes së truve të përdorura nga Rendi i Ri Botëror.
Teoricienët besojnë se media është përdorur nga ky grup elitar njerëzish për të manipuluar masat. Sipas tyre media është projektuar për të nxitur frikën në mesin e popullatës së përgjithshme, në mënyrë që ata të mund të marrin në mbrojtje anëtarët e grupit. Kjo është teoria që shpjegon se pse media shfaq në detaje videot e sulmeve terroriste, dhe tregon udhëheqësit që zotohen të mbrojnë vendet e tyre, në vend të raportimit të gjërave të mira që ndodhin në botë çdo ditë.
8. Iluminati Bavarez nuk ishte dhe aq i fshehtë, dhe kjo është arsyeja pse u shpërnda
Suksesi i mitit të Iluminati modern, vjen nga fati se ajo mbetet shoqëria më e fshehtë por edhe më e njohur në botën e sotme. Ndërsa shumë njerëz e kuptojnë që ajo ekziston, dhe se anëtarët e Iluminati ecin në të njëjtat rrugë, nuk ka asnjë informacion konkret lidhur me ekzistencën moderne të organizatës. Miti dhe legjenda j ato që e mbajnë Illuminatin fokus të shumë mendjeve njerëzore.
Pavarësisht nëse janë historianë, teoricienë të konspiracionit apo të marrosur pas romaneve të Dan Braunit, Iluminati modern shpjegon shumë nga sëmundjet e botës së sotme. Arsyeja pse Illuminati Bavarez nuk mbahet mend, është se kjo qe një shoqëri aq e fshehtë sa duhej të ishte. Kjo dëshmohet nga fakti se pati një anëtarësi prej më shumë se 2000 vetash në Evropën e shekullit XVIII, një shifër më e lartë sesa në shekullin XXI.
Një grup që përmban 2.000 vetë do të kishte qenë i dukshëm dhe i mirënjohur nga qeveritë dhe Vatikani. Kata do të kenë dërguar spiunë, në përpjekje për t’u infiltruar në grup dhe informuar mbi veprimet e grupit. Prandaj Iluminati duhej të shpërbëhej publikisht. Kështu, si një shoqëri sekrete, ajo kishte një nivel të ndryshëm të fshehtësisë në krahasim me Illuminatin aktual që mendohet se rrjedh nga ky grupim gjerman. Pa legjendën dhe misterin, Iluminati Bavarez është duke u zhdukur gradualisht në thellësitë të historisë.
9. Njerëzit besojnë dhe nuk besojnë tek Iluminati
Ndërsa ka dëshmi historike për Iluminatin Bavarez, nuk ka ndonjë dëshmi të qartë për ekzistencën e një Iluminati modern. Për rrjedhojë, besimtarët thonë se edhe e kundërta është e vërtetë, domethënë që nuk ka asnjë dëshmi se kjo organizatë nuk ekziston në ditët tona. Nëse do të kishte dëshmi të qarta të ekzistencës dhe veprimeve të kësaj shoqërie të fshehtë, nuk do të vazhdohej të shfaqej në shoqëri si një mit popullor.
10. I vërtetë apo jo, Iluminati është shndërruar në subjektin me ndikimin më të madh në kulturën perëndimore moderne
Nëse jeni duke kërkuar për shenja të Iluminatit, atëherë s’keni pse të lodheni shumë. Nga muzika rep tek dollari amerikan, shenjat që lidhen me Iluminatin modern gjende, kudo ku mund të hidhni sytë. Reperi Jay-Z dhe bashkëshortja e tij Beyonce, mendohet se janë të infiltruar thellë në këtë shoqëri sekrete, pasi ata përdorin simbolet e piramidës dhe diamantit në bizneset dhe shfaqjet e tyre. Ka pasur foto dhe video muzikore që shfaqin të dy këngëtarët tek përdorin simbolet e Iluminatit në artin e tyre.
Nga Kodi i Da Vinçit tek Nikolas Keixh, Hollivudi ka vazhduar të përfitojë nga ajo që disa pretendojnë se është është një legjendë e gjallë. Këto paraqitje qëndojnë larg ideve të Iluminizmit, dhe ndërkohë kanë një përfaqësim shumë më të dhunshëm të mishërimit modern të Iluminatit.
Edhe Statuja e Lirisë, një dhuratë nga Franca, nuk është lënë jashtë skemës. Disa studiues mendojnë se statuja është një simbol i Illuminatit, që paraqet kalimin nga rendi i vjetër në atë të ri botëror. Megjithatë, përdorimi i këtyre shenjave tek veprat e artit, nuk nënkupton se artistët janë domosdoshmërisht anëtarë të Iluminatit. Përkundrazi, kjo tregon se ata kanë përshtatur shenjat dhe simbolet e historisë dhe kulturës popullore, për të dhënë një mesazh përmes artit të tyre.