Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje/ Vrasja në Gjirokastër, çfarë bëri autori pasi qëlloi 60-vjeçarin

2020/06/18 at 9:00 AM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
150 euro për të kaluar kufirin, kapen në flagrancë 3 trafikantët

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Labovë Zhapës, në Gjirokastër, ku një person ka humbur jetën gjatë një konflikti. Jano Koleta qëlloi për vdekje me sende të forta 60-vjeçarin Andrea Xhavara.

60- vjeçari mësohet se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin “Omer Nishani”, ndërsa bluzat e bardha bënë të ditur se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e plagëve të rënda të shkaktuara nga mjete të forta.

Menjëherë për këtë ngjarje është lajmëruar edhe Policia, e cila ka mbërritur në vendin ku ka ndodhur krimi. Dyshohet se dy personat janë konfliktuar për shkak të mosmarrëveshjeve që kishin për pronësinë e tokave.

NGJARJA

Ngjarja ka ndodhur pas konflikteve verbale për tokat në fshat. 60-vjeçari dyshohet të jetë goditur më një mjet pune, sëpatë ose lopatë, por ende nuk është bërë i ditur zyrtarit ky fakt.

Për këtë, blutë e Gjirokastrës kanë nisur hetimet dhe kanë shoqëruar në komisariat të afërm të viktimës dhe të autorit të dyshuar. Konflikti, që mendohet të jetë i vjetër, mësohet se ka degjeneruar në grindje të ashpra mbrëmjen e djeshme, duke përfunduar me vrasjen e 60-vjeçarit.

Policia e Gjirokastrës ka shkuar në vendngjarje ku po kryen veprimet hetimore dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, ndërsa autori është arrestuar në banesë.

Sakaq, burimet nga Policia theksuan se autori ka tentuar t’i jepte ndihmën e parë viktimës në vendin e ngjarjes, por ka qenë e pamundur. 60-vjeçari ka humbur jetën në vend, ndërsa transporti i tij në spital ka qenë pa rezultat.

Pas ngjarjes, Policia ka ushtruar kontroll në fshat, ndërsa autori është gjetur në banesën e tij. Ai dyshohet se ka qenë duke pritur uniformat blu, ndërsa nuk i ka kundërshtuar ata gjatë shoqërimit në polici.

Ai mësohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, për gjithë atë çfarë kishte ndodhur. Lidhur me këtë ngjarje, policia ka shoqëruar në polici edhe familjarët e autorit dhe viktimës.

Këta të fundit kanë dhënë dëshmitë e tyre lidhur me konfliktin e dy shtetasve, çka degradoi më pas duke shkaktuar një viktimë. Ata janë shprehur se konflikti ka ndodhur pas disa problemesh që kishin me tokat, të cilat ishin afër me njëra-tjetrën./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…
Aktualitet

Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…

12 Korrik, 2025 10:43 am
(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
Aktualitet

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut

12 Korrik, 2025 10:09 am
Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
Aktualitet

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

12 Korrik, 2025 9:52 am
“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
Aktualitet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

12 Korrik, 2025 9:37 am
EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori
Sport

EURO 2025: Riola Xhemaili e çon Zvicrën në eufori

12 Korrik, 2025 9:21 am
A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?
Bota

A mund të shpëtohet mbuloja e centralit bërthamor Çernobil?

12 Korrik, 2025 9:16 am
OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë
Bota

OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë

12 Korrik, 2025 9:13 am
Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset
Aktualitet

Aksidentet, 3 radarë inteligjentë “Poliscan”/ Monitorim 24 orë në të gjitha akset

12 Korrik, 2025 8:45 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 19-vjeçari

12 Korrik, 2025 8:35 am
Parashikimi i motit, 23 Maj 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 12 korrik 2025

12 Korrik, 2025 8:30 am
Para
Protestat/ Ç‘të bëjmë me monumentet e diskutueshme?

Protestat/ Ç‘të bëjmë me monumentet e diskutueshme?

Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 67-vjeçari në Vlorë

Shpërndante drogë, arrestohet një person në Fier

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja Fatmira Hajdari, probleme me pasurinë

Shkarkohet nga detyra gjyqtarja Fatmira Hajdari, probleme me pasurinë

TE FUNDIT

Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…

Ankesat ndaj AKU/ Denaj pezullon inspektimet: Komision vlerësimi për inspektorët…
12 Korrik, 2025

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka njoftuar një vendim të rëndësishëm për pezullimin e përkohshëm të aktiviteteve...

Lexo më shumë

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut

(VIDEO) Situata në Theth/Tabaku: Paketa e Maleve, ‘kali Trojës’ në pronat e Veriut
12 Korrik, 2025

Jorida Tabaku, deputetja e PD ka reaguar me anë të një videoje në rrjetet sociale pas prishjes së disa ndërtimeve...

Lexo më shumë

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..

Aksion si në filma/ Qarkullonin me mjet luksoz të armatosur, 3 në pranga. Njëri..
12 Korrik, 2025

Qarkullonin të armatosur me pistoletë dhe municion luftarak, në një automjet luksoz, njëri prej tyre tentoi të arratisej duke u...

Lexo më shumë

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet

“Lumi Buna, pas shumë vitesh rrjedh i lirë në shtratin e vet”, Rama publikon pamjet
12 Korrik, 2025

Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot pamje të reja nga lumi Buna, duke njoftuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com