Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Detaje/ Natë terrori në Vlorë, tropojani vritet në derën e shtëpisë, një makinë hidhet në erë

2017/06/21 at 9:23 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Detaje/ Natë terrori në Vlorë, tropojani vritet në derën e shtëpisë, një makinë hidhet në erë

Fation Sinani, 40-vjeç, është ekzekutuar me pistoletë tip “Beretta” në banesën e tij, në rrugën “Ali Demi” në qytetin e Vlorës, mbrëmjen e së martës. Dy persona të armatosur dhe me maska, kanë trokitur në derën e 40-vjeçarit dhe sapo e ka hapur kanë shkrepur armët drejt tij.


Sinani ka humbur jetën, ndërsa autorët janë larguar me një automjet tip “Mercedes Benz” me targa gjermane, që u gjet i braktisur 500 m larg vendit të ngjarjes.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku kanë bërë të mundur gjetjen e armës së krimit dhe automjetin tip “Benz” me targa gjermane.

Policia e Vlorës bën të ditur se ka arrestuar njërin prej autorëve të vrasjes së 40-vjeçarit Fation Sinani. Autori i dyshuar është Neritan Qeribani, rreth 42 vjeç, me të cilin po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Viktima e atenatit në banesën e tij në lagjen “Ali Demi” në Vlorë, Fation Sinani, 40-vjeç, ishte me origjinë nga Tropoja. Ai jetonte në Vlorë prej pesë vitesh dhe punonte në ndërtim ndërsa njihej si person pa probleme. 40-vjeçari nuk rezulton person i njohur nga policia, pasi sipas burimeve pranë uniformave blu, për të nuk ka asnjë precedent penal. 

Policia konfirmon se po hetohet ne dy pista per vrasjen,ate te nje grindje te castit mes viktimes dhe autorit,ndersa nje tjeter piste eshte edhe ajo e ndonje ngjarje te vjeter apo hakmarrje ,ne kohen kur ka jetuar ne vendlindjen e tij ne Tropoje deri disa vite me pare.

Njoftimi i Policisë së Vlorës për vrasjen:

Rreth orës 22:10, në lagjen “Partizani” Vlorë pranë rrugës drejt Spitalit Rajonal, është vrarë me armë zjarri në banesën e tij shtetasi F.S., rreth 40 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në vend.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke kryer veprimet në lidhje me krimin e ndodhur.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të policisë, në ndjekie të autorëve është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i njërit prej autorëve në dalje të lagjes “Partizani”, shtetasi: N.Q., rreth 42 vjeç, me të cilin po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore të qytetit me qëllim kapjen e autorit tjetër i cili ka mundur të largohet me shpejtësi duke përfituar nga errësira, pasi dyshohet se krimi është kryer në bashkëpunim.
Në vendngjarje, Policia ka sekuestruar armën e krimit- Pistoletë të llojit “Beretë”.

Ende nuk dihen motivet e ndodhjes së kësaj ngjarjeje por po punohet për zbulimin dhe sqarimin e tyre.
Vazhdojnë hetimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

***

Shpërthen automjeti 150 m larg vendit të vrasjes

Pak minuta pas krimit në Vlorë ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Fatjon Sinani, ka ndodhur shpërthimi i një automjeti. Ngjarja ka ndodhur në një kohë kur zona ishte e rrethuar me forca të shumta policie. Automjeti tip Eksplozivi i ishte vendosur automjetit “Ford Focus” AA987 KP, në pronësi të E.I., 42 vjeç.  Ende nuk dihet nëse shpërthimi ka lidhje me krimin që i mori jetën Sinanit në banesën e tij.

Policia për shpërthimin e automjetit:

Rreth orës 22:58, në lagjen “15 Tetori”, autorë të paidentifikuar ende i kanë vënë lëndë plasëse (shpërthyese) automjetit tip Ford Autoveturë me targë AA 987 KP.

Automjeti ka qenë i parkuar në një rrugë dytësore pranë Bashkisë së qytetit, në pronësi të shtetasit E.I., 42 vjeç. Si pasojë e shpërthimit mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të këtij rasti.

Etiketa: shperthimvlorevrasje


Ju sugjerojmë

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

11 Korrik, 2026 9:11 pm
42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
Aktualitet

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

11 Korrik, 2026 7:58 pm
Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
Kronikë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

11 Korrik, 2026 6:24 pm
Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit

11 Korrik, 2026 6:09 pm
Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
Politikë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

11 Korrik, 2026 4:25 pm
Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
Politikë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

11 Korrik, 2026 3:55 pm
Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
Aktualitet

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

11 Korrik, 2026 3:41 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët

11 Korrik, 2026 3:22 pm
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak
Bota

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak

11 Korrik, 2026 3:00 pm
Mojtaba Khamenei betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Bota

Mojtaba Khamenei betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim

11 Korrik, 2026 2:58 pm
Para
Emra e detaje/ Kapen hajdutët e Shkodrës, u vidhnin njerëzve sendet me vlerë në rrugë

Emra e detaje/ Kapen hajdutët e Shkodrës, u vidhnin njerëzve sendet me vlerë në rrugë

Këshilla për gjumë të rehatshëm gjatë ditëve të nxehta

Këshilla për gjumë të rehatshëm gjatë ditëve të nxehta

Vajza e madhe e Beyonce-s sapo mori mbi supe një përgjegjësi të madhe

Vajza e madhe e Beyonce-s sapo mori mbi supe një përgjegjësi të madhe
















TE FUNDIT

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku një person është vrarë me armë...

Lexo më shumë

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
11 Korrik, 2026

Sot shënon dita e 42-të e tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës...

Lexo më shumë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës, ku një 70-vjeçar...

Lexo më shumë

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
11 Korrik, 2026

Ushtria izraelite ndërmori të shtunën një valë të re sulmesh ajrore në jug të Libanit, pavarësisht marrëveshjes kornizë të ndërmjetësuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}