Kronikë

Dështon grabitja e banesës në Kavajë, autorët dhunojnë të moshuarin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:57 - 22/01/21 |
Opi Nion

Një tentativë grabitjeje është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kavajë. Mësohet se dy persona të pa identifikuar kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit Xh. D., 70 vjeç.

Bëhet me dije se autorët kanë goditur të moshuarin me sende të forta duke e lënë të plagosur. I moshuari u transportua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autorët, të cilët nuk mundën të realizonin vjedhjen, janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia vijon kontrollin e zonës për kapjen e autorëve./ Opinion.al

Pas