Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëshmia rrënqethëse e kushëririt të Zykajve: Janë vrarë të gjithë, vraponi…

2018/08/12 at 8:34 AM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Dëshmia rrënqethëse e kushëririt të Zykajve: Janë vrarë të gjithë, vraponi…

Behar Zykaj, djali i xhaxhait të Demir Zykaj, i cili mbeti i vrarë me bashkëshorten, dy djemtë bashkë me gratë dhe fëmijët, shprehet se ishte ndeshur me një pamje të tmerrshme kur kishte shkuar në banesën e kushëririt të tij.


Banorët e tmerruar nga breshëria kanë parë fqinjin e tyre 24-vjeçar teksa largohej me vrap arave e më pas iu humbi nga sytë. “Janë vrarë të gjithë te Demiri. Janë vrarë të gjithë, vraponi”, është dëgjuar teksa ka thërritur banori i parë, i cili është përballur me skenën e rëndë.

Të gjithë në oborrin e shtëpisë mes pellgut me gjak, ndërsa asnjëri nuk jepte shenja jete. Pamja, sipas Behar Zykajt, ka qenë tronditëse dhe shumë shpejt në banesën e djalit të xhaxhait të tij u mblodh i gjithë fshati. I madh e i vogël u mblodh rreth, ndërsa ata më të afërmit nuk lanë fëmijët të afroheshin, derisa më pas mbërriti Policia dhe formoi kordonin e vendit të ngjarjes.

Mes viktimave ishin edhe gra e fëmijë, e siç shprehen banorët, do duhet kohë e gjatë të shqitet kjo pamje që i tronditi ata, sidomos ajo e fëmijëve.

Për “Panorama”, Behar Zykaj u shpreh se kushëriri i tij Ritvani, prej disa vitesh vuante nga shëndeti mendor. Por siç ai shprehet, askush nuk e kishte vlerësuar si të tillë në fshat, por thjesht si një person nevrik. Banorët kishin nisur të mos e ngacmonin dhe dy herë ai ishte proceduar për vjedhje pulash në fshat.

  1. Behar, ju jeni i afërm i familjes së viktimave?

Po, jam djali i xhaxhait të Demir Zykajt, i cili sot mbeti i vrarë me bashkëshorten e tij, njëri prej djemve të tij me të shoqen, si dhe djali tjetër bashkë me të shoqen dhe dy fëmijët e tij. Kjo është një ngjarje e rëndë. Është tragjedi, masakër. Jemi shumë të tronditur dhe nuk gjej dot fjalët. Kush e mendonte se mund të na ndodhte kjo gjëmë…

Cilat janë rrethanat e ngjarjes, ju ku i gjetët viktimat?

Viktimat i gjetëm të gjithë në oborrin e shtëpisë. Dëgjova nga fqinjët “janë vrarë, janë vrarë” dhe rendëm me vrap, dhe i gjetëm. Demiri kishte familje të madhe dhe jetonin të gjithë në të njëjtën ndërtesë. I gjetëm mes pellgut me gjak. Pamja ishte tronditëse dhe ne nxituam për të parë nëse ndonjëri ishte gjallë, që të mund ta transportonim me të shpejtë për në spital. Por ishin të gjithë të vdekur, nuk kishte asnjëri shenja jete. Mes tyre ishin edhe dy fëmijët, njëri 8 vjeç dhe vajza 15 vjeçe. Ishte pamje e tmerrshme, mes pellgut me gjak.

Si njihet autori në fshat, kishte ai probleme mendore?

Disa vite më parë kishte pësuar një djegie në trup nga zjarri, teksa ruante bagëtitë në pyll. Herë pas here, pas kësaj ngjarjeje, ai shfaqte shenja depresioni, por që ne nuk e vlerësuam si depresion, por thjesht si një person nevrik. Nuk e mendonim kurrë se mund të shkonim deri në këtë situatë.

Ka sjellë probleme në fshat më parë?

Është shoqëruar dy herë nga Policia për grabitje të vogla, apo siç i themi ne këtu në fshat, ishte hajdut pulash. Kohët e fundit nuk kishte shfaqur probleme, sillej mirë me banorët. Jemi të shokuar, sepse fakti që kohët e fundit nuk kishte shfaqur probleme, nuk e mendonim kurrë një shpërthim të tillë.

Kanë pasur ndonjë problem dy familjet mes njëra-tjetrës?

Jo, nuk dimë të kenë pasur probleme.

Me kë jetonte autori?

Jetonte me të ëmën, të atin, vëllain dhe një motër më të vogël. U shuan tetë vetë nga një familje.

Kanë fëmijë të tjerë Demiri, apo djemtë e tij që u vranë?

Përveç dy djemve të vrarë, ka dhe një djalë tjetër Demiri, i cili fatmirësisht nuk ishte aty. Ndërsa Azemi që u vra bashkë me të shoqen ka dy djem, 24 dhe 19 vjeç, që fatmirësisht nuk kanë qenë këtu. Njëri është emigrant dhe tjetri nuk ndodhej në shtëpi. Kurse viktima tjetër Besimi, që u vra me gruan dhe dy fëmijët, ka dhe një djalë tjetër 18 vjeç që punon kuzhinier në Dhërmi.

A keni dijeni ju, se cili mund të ketë qenë shkaku i kësaj masakre?

Shkaku mund të jetë ndonjë grindje mes ndonjërit prej viktimave dhe autorit.

/Panorama

 

Etiketa: deshmia rrenqethesejane vrare te gjithekusheriri i zykajve


Ju sugjerojmë

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve
Aktualitet

Hita takon drejtuesit e policisë në qarqe: Angazhim për parandalimin e krimeve

15 Korrik, 2026 2:48 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme
Aktualitet

Zjarri në Llaman, nis hetimi për zjarrvënie të qëllimshme

14 Korrik, 2026 10:01 am
Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

13 Korrik, 2026 8:02 pm
Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
Aktualitet

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

13 Korrik, 2026 7:59 pm
Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve
Aktualitet

Avokati i Popullit flet pas inspektimit: Burgu i Shënkollit jashtë standardeve

13 Korrik, 2026 7:54 pm
Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin
Aktualitet

Veliaj rikthen në detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Bashkisë Alban Dokushin

13 Korrik, 2026 4:03 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
Para
Emigrantët “rrëzojnë” valutat, bien euro, dollari dhe paundi

Rritje e fortë e Dollarit, por Euro bie

Turqia në gjendje të keqe, Erdogan: Mos përdorni Dollarë dhe Euro

Turqia në gjendje të keqe, Erdogan: Mos përdorni Dollarë dhe Euro

Nuk kanë të ndalur tërmetet, sërish lëkundje toke në orët e para të mëngjesit

Tërmeti/ 35 familje mbesin pa shtëpi, rritet numri banesave të dëmtuara
















TE FUNDIT

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
15 Korrik, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha sqaroi në një prononcim për mediat se kandidatët në garën e brendshme për strukturat drejtuese të PD...

Lexo më shumë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
15 Korrik, 2026

Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen...

Lexo më shumë

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
15 Korrik, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate javën e kaluar të fillojë tërheqjen e trupave...

Lexo më shumë

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
15 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}