Aktualitet

Deri në 2 mln lekë për një varr, mes të arrestuarve drejtori i varrezave Tufinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:39 - 06/07/22 |
Opi Nion

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i zhvilluar nga krimi ekonomik në Policinë e Tiranës në bashkëpunim me prokurorinë e Tiranës.

Tetë persona janë arrestuar për shkak të korrupsionit dhe abuzimit me tenderin e varrezave, mes të cilëve edhe drejtori i varrezave të Tufinës, Eliodor Ndini. Ata akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Mësohet se hetimet janë ndjekur nga prokurori Bledar Valikaj dhe janë dokumentuar raste të rryshfetit, që shkonte deri në 2 milionë lekë të vjetër për një vend në varreza, ndërsa janë zbuluar edhe abuzime me tendera në fusha të tjera.

Për zhvillimin e operacionit janë përdorur metoda special hetimi, përgjime, vëzhgime etj. Operacioni është ende në vijim.

 

Pas