Aktualitet

7 korriku/ Berisha paralajmëron policinë: Çdo presion ndaj qytetarëve do marrë…



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:14 - 06/07/22 |
Opi Nion

Kreu i PD, Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë për mediat, pas takimit me një përfaqësues të shoqërisë civile për promovimin e  librit “Shqipëria në rrezik”.

Berisha foli për protestën e ditës së nesërme dhe iu bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen.

Një paralajmërim kreu i PD pati dhe për policinë, për të cilën tha se çdo presion, çdo qëndrim çdo përpjekjeje për të intimduar, dhunuar, popullin opozitar do të regjistrohet dhe do të marr ndëshkimin e merituar ligjor.

“Situata është jashtëzakonisht e ndezur, pakënaqësia dhe urrejtja për këtë qeveri ka rrokur qiellin. Panjëanëshmëria e saj është gjithashtu po kaq e madhe. Mos të harrojmë se një kauzë të drejtë, asgjë nuk mund ta mposhtë, ndaj dhe shfrytëzoj këtë deklaratë për të ftuar të gjithë qytetarët e këtij vendi të kontribuojnë me praninë e tyre në suksesin e protestës. Paralajmëroj të gjithë llojet e policive se çdo presion, çdo qëndrim çdo përpjekjeje për të intimduar, dhunuar, penguar popullin opozitar do të regjistrohet dhe do të marr ndëshkim personal të merituar ligjor. Paralajmëroj të mos provokojnë protestuesit. Eshtë e vërtetë që vapa dhe temperaturat janë të larta por me të larta janë emërtuarat e brendshme  të njerëzve që protestojnë ndaj këtij regjimi. Nesër është ditë e madhe, ditë frymëzimi. Opozita zbret në shesh si opozitë e vërtettë3 pas kaq vitësh. Rama I ftuar te mendojë dorëheqjen e tij sa më pare”, tha Berisha./Opinion.al

Pas