Kryesore

Berisha: Dorëheqja dhe largimi i qeverisë Rama është qëllimi madhor i protestës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:12 - 06/07/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se qëllimi i protestës së 7 korrikut është largimi dhe dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Kështu u shpreh Berisha, gjatë takimit me Shoqërinë Civile një ditë para protestës.

Ju garantoj që zërat tuaj, kauzat tuaja janë të drejta, të cilat do marrin përgjigjen më të merituar me largimin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Largimi i qeverisë hapi i parë jetik i domosdoshëm për të rikthyer në Shqipëri ligjin, liritë dhe për të zhbërë padrejtësitë evidente të qarta ndaj qytetarëve.

Ju siguroj se për ne, prapa çdo kauze qëndron një liri e dhunuar, pavarësisht përmasat e grupit që është prekur prej saj, konsiderojmë jetike banesën, shtëpinë dhe një dhunim, mendoj se protesta është rruga, mënyra për ti hapur rrugë zhbërjes së padrejtësive që kanë ndodhur dhe ju e çdo banorë të zonave viktima të arbitraritetit e korrupsionit duhet të bashkohen nesër me ne në protestë.

Nesër është një ditë e veçantë, kauzat janë të shumta, të dhimbshme, ulëritëse, por monizmi i plotë është shkaku themelor i tyre ndaj dhe ne zgjidhjen e këtyre kauzave e gjejmë me largimin e kësaj qeverie nga pushteti.

Dorëheqja dhe largimi i qeverisë së Ramës është objektivi kryesor, qëllimi më madhor i protestës së 7 korrikut dhe protestave që do vijnë më pas të popullit opozitar”,-tha Berisha.

Pas