Kryesore

Deputeti uroi me diktatorin/Alizoti: Të ndodhte në Gjermani do shkonte në burg


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:58 - 29/11/21 |
Opi Nion

Urimi i deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela, në grupin e “WhatsApp” të Komisionit të Sigurisë ka irrituar shumë deputetët e opozitës.

Një nga ato që ka reaguar ka qenë edhe deputeti Tomor Alizoti, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e ka cilësuar veprimin e kolegut të tij si një akt të turpshëm.

Sipas tij, veprimi i deputetit të PS reflekton një politikë që ushqehet nga krimet e së shkuarës.

Alizoti gjithashtu shkruan se nëse një gjë e tillë do të kishte ndodhur në Gjermani, shoqëria do të çohej në këmbë, deputetit do t’i hiqej imuniteti dhe madje do të shkonte edhe në burg.

Akti i turpshëm i deputetit të Partisë Socialiste, i cili feston 29 nëntorin me portretin e Enver Hoxhes, nuk është një rast i veçuar. Ai reflekton politikën e ndyrë të këtyre 30 viteve, ku bijtë e etërve kriminelë gëzuan pushtet e privilegje, ndërsa ata që vuajtën burgjeve enden rrugëve me shijen e cinizmit të një vendi që nuk ka ditur të dënojë krimet e të respektojë vlerat. Ky akt, ashtu si dhe raste të tjerë para tij, reflekton një politikë që ushqehet nga krimet e së shkuarës. Nëse kjo do të ndodhte në Gjermani, shoqëria do çohej në këmbë dhe deputetit do ti hiqej imuniteti e do shkonte në burg. Është në turpin tonë fakti që lejojmë të ndodhin poshtërsi të tilla”-shkruan deputeti Alizoti./Opinion.al

Pas