Kronikë

Me automatik e plumba në makinë,arrestohen në Lezhë 2 të rinj,procedohet i mituri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:18 - 29/11/21 |
Opi Nion

Dy të rinj janë arrestuar nga Policia e Lezhës dhe një tjetër është proceduar penalisht, pasi dyshohen të jenë autorë të disa vjedhjeve në banesa.

Mësohet se policia ka ndaluar një makinë të dyshuar në afërsi të një vile në dalje të qytetit dhe brenda saj ndodheshin të rinjtë me inicialet J.B. 22 vjeç, L.Xh. 17 vjeç dhe L.Gj. 16 vjeç.

Brenda makinës u gjetën një automatik dhe 90 fishekë, si dhe disa sende të dyshuara të vjedhura nëpër banesa të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve J.B., 22 vjeç dhe L.Xh.,17 vjeç, banues në Tiranë dhe gjithashtu, u procedua penalisht për veprën penale “Moskallëzim krimi ” L.Gj.,16 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas uniformave blu, rezulton se shtetasit e lartë përmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se janë autorë të disa vjedhjeve në banesa në zonën e Lezhës dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit ” ,  “Prodhimi,  mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta “, kryer në bashkëpunim dhe “Moskallëzimi i krimit”./Opinion.al

Pas