Deputeti ukrainas, Oleksiy Goncharenko, bashkë me qytetarë të tjerë, shkoi në zyrat e policisë së Kievit dhe mori një pushkë.
Goncharenko ka thënë se nuk është dhe nuk ka qenë kurrë një ushtarak.
Ai është anëtar i Verkhovna Rada, parlamentit ukrainas dhe një nga shumë civilë që iu përgjigjën thirrjes së autoriteteve ukrainase për t’u përgatitur për të mbrojtur vendin nga pushtimi rus.
“Unë nuk jam aspak një ushtar profesionist, por mund të përpiqem dhe mund të bëj më të mirën dhe do ta bëj nëse forcat ruse hyjnë në Kiev,” tha ai për CNN.
Goncharenko, si deputet, nuk i lejohet të bashkohet me forcat e mbrojtjes, sipas ligjit ukrainas.
“Ky është një ligj i kohës së paqes. Tani, kjo është një situatë e veçantë”, tha ai, duke shtuar se një numër i kolegëve të tij deputetë kanë marrë pushkët./Opinion.al