Bota

Gjermania: BE do të pranojë qytetarët që largohen nga Ukraina


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:36 - 25/02/22 |
Opi Nion

Bashkimi Evropian do të pranojë të gjithë njerëzit që i ikin dhunës së shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë, ka thënë ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

“Neve na duhet të bëjmë gjithçka për të pranuar pa vonesa njerëzit që janë duke iu ikur bombave, tankeve”, u ka thënë ajo gazetarëve teksa ka arritur në Bruksel për një takim me homologët e saj evropianë.

“Ne kemi provuar gjithçka për të shmangur këtë ditë (të pushtimit) mirëpo presidenti rus ka zgjedhur luftën në vend të jetëve të njerëzve. Për këtë arsye ne do të marrim të gjithë njerëzit që janë duke ikur tani”, ka thënë Baerbock, duke shtuar se ajo ka nisur të koordinohet për shpërndarjen e refugjatëve ukrainas me shtetet si Polonia dhe Kanadaja.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit. Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën. Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./ REL

Pas