Bota

BE pritet të ngrijë asetet personale të Putin-it dhe Lavrov


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:22 - 25/02/22 |
Opi Nion

Vladimir Putin dhe ministri i tij i jashtëm Sergej Lavrov pritet të futen në një listën e individëve të BE-së që përballen me ngrirje të aseteve.

Këtë lajm e ka konfirmuar përfaqësuesi i lartë i bllokut për punët e jashtme, Josep Borrell, shkruan “The Guardian”.

Duke folur përpara një takimi të ministrave të punëve të jashtme të BE-së, ku do të miratohet lista e dytë e sanksioneve kundër Rusisë, Borrell tha:

Nëse nuk ka surpriza dhe askush nuk kundërshton pasi ne kërkojmë unanimitet atëherë, po, Putin dhe Lavrov do të jenë në listë.

Sipas “The Guardian”, masa është kryesisht simbolike, pasi presidenti rus nuk ka gjasa të ketë asete personale të identifikueshme jashtë vendit, por do të jetë pjesë e një përpjekjeje për të theksuar vendosmërinë e BE-së.

“Unë mendoj se jemi dakord që Putin dhe Lavrov, për sa i përket ngrirjes së aseteve, do të gjejmë një konsensus këtu”, tha ministri i jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn.

Putin dhe Lavrov, i cili ka qenë ministër i Jashtëm që nga viti 2004, nuk do të përballen me ndalime udhëtimi pasi BE-ja dëshiron të mbajë një rrugë diplomatike përmes krizës, thanë ministrat./Opinion.al

Pas