Urimi i deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela, me rastin e 28 nëntorit, në grupin e “WhatsApp” të Komisionit të Sigurisë ka sjellë edhe reagimin e ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shkruan se kjo është fytyra e vërtetë e neo-bllokmenit Edvin Kristaq Koleka, i cili përdor zëdhënësin Bujar Çela për të uruar shqiptarët me “kartolinën” e Enver Hoxhës. Sipas Berishës kjo është fytyra e vërtetë e PS.
“Kryexhelati i shqiptarëve në histori si kartolinë urimi për shqiptaret në Ditën e Pavarësisë se Shqipërisë nga zëdhënësit e Edvin Kristaq Kolekës. Kjo është fytyra e vërtetë e PS së neobllokmenit Edvin Kristaq Xhelati”, shkruan Berisha.
Deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela, u bëri kolegëve në Komisionin e Sigurisë një urim për festat e Nëntorit me foton e diktatorit Enver Hoxha./Opinion.al