Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Deportation Class”, film për azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani

2017/07/04 at 8:38 PM
në -Kulturë, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Deportation Class”, film për azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani

Kush nuk tronditet, kur në orën 03:30 të natës të troket policia në derë dhe të thotë: Bëni gati plaçkat se duhet të largoheni nga Gjermania. Megjithëse policia zbaton ligjin, megjithëse protagonistët shqiptarë sipas ligjit duhet ta lenë vendin – tronditja nuk është më e pakët.


Burokracia dhe ëndrrat

Kjo është një nga skenat më tronditëse të filmit dokumentar “Deportation Class” – “Klasa e deportimit” të dy regjisorëve gjermanë, Carsten Rau dhe Hauke Wendler,-  një film mjaft i vlerësuar në mediat gjermane dhe i nderuar me çmimin televiziv gjerman “Grimme”. “Deportation Class” ofron një vështrim tronditës në labirintet e burokracisë, dëshpërimit, ligjit dhe ëndrrave të njeriut”, shkruan “Südeutsche Zeitung”.

Në film përplaset forca e ligjit me fatin e njeriut – në fokus janë dy familje shqiptare nga veriu i Shqipërisë, njëra ka ardhur në Gjermani për të gjetur një shans jete dhe perspektivë për fëmijët, tjetra, sepse djali kërcënohet nga gjakmarrja. Fëmijët janë integruar në shkolla dhe flasin mirë gjermanisht. Familjet jetojnë në landin Meklenburg-Pomerani, në lindjen gjermane. Megjithë ëndrrat e tyre për të nisur një jetë të re në Gjermani, atyre nuk u është njohur kërkesa e azilit.

Komando e riardhesimit

Shqipëria bën pjesë në vendet e sigurta të origjinës në Gjermani, dhe shanset për azil praktikisht janë zero. Refuzimi i azilit nënkupton edhe humbjen e të drejtës së qëndrimit në Gjermani. Pas kësaj duhet të pasojë largimi nga vendi brenda katër javësh. Shumë familje e apelojnë vendimin, dhe mund të qëndrojnë deri në vendimin e gjykatës, por në rastin e familjeve shqiptare, gjykata ka vendosur sërish se nuk plotësohen kushtet e azilit. Kur edhe pas një rasti të tillë, azilkërkuesit nuk largohen, atëherë vijnë të ashtuquajturat “komando të riatdhesimit” – një trupë e përbërë nga autoritetet e zyrës së të huajve, bashkisë dhe policisë, që vjen pa paralajmërim, madje edhe në orë të vona.

“Mos u trembni”, thotë polici në derë në orën 03:30 në filmin “Deportation Class”, sot duam vetëm t’iu çojmë në Shqipëri. Policët përsërisin se ata zbatojnë vetëm ligjin. “Nuk duhet dhe nuk mund të tregojmë emocione”, thotë një prej tyre.

Oraret varen nga shoqëritë e fluturimit

Po pse duhet të merren në orë të tilla shqiptarët, ndryshe në gjuhën zyrtare “personat me detyrim largimin” nga Gjermania? Zyra e shtypit të Ministrisë së Brendshme të landit Meklenburg-Pomerani tha për Deutsche Wellen se kjo “nuk do të thotë se ne duam të zemërojmë familjet, oraret lidhen me oraret e shoqërive të fluturimit, dhe nuk duhet harruar edhe distanca nga landi, udhëtimi me autobus deri në aeroportet nga ku fluturohet në vende të largëta.”

Edhe ardhja e autoriteteve pa paralajmërim ka arsyet e veta me sa duket. Nga zyra e shtypit bëhet e ditur se ka përvoja që kur autoritetet i kanë paralamëruar familjet që duhet të riatdhesohen, ato nuk gjenden në shtëpi.

As integrimi nuk ndihmon kur refuzohet kërkesa e azilit

Në rastin e familjeve shqiptare në filmin dokumentar gjerman, në familjen e babait me tre fëmijë, vajza nuk ndodhet në shtëpi por në një ekskursion me klasën. Autoritetet megjithatë e marrin babanë me dy djemtë me vete. Nëna qëndron të presë vajzën, që të kthehen me një fluturim të mëvonshëm.

Deri para një viti nuk lejohej ndarja e familjeve, gjë që për autoritetet e vështirësonte kthimin. Tani rregullat janë ashpërsuar. Nëse ka fëmijë në familje, njëri nga prindërit qëndron deri sa të kthehet fëmija, tjetri largohet, sipas zyrës së shtypit të Ministrisë së Brendshme të landit Meklenburg-Pomerani. Në rastin e familjes shqiptare nga Veriu, autoritetet madje paguajnë edhe biletën e gjyshes që ka ardhur për vizitë, bën të ditur zyra e shtypit në Ministrinë e Brendshme të landit për Deutsche Wellen. Edhe pse duhet të largohen nga Gjermania, familjet e marrin ndihmën ekonomike gjermane.

Zbatohet vetëm ligji…

Filmi “Deportation Class” portretizon shqiptarët që patën ëndrrën të ndërtonin një jetë në Gjermani, por nuk mundën. Babai rrëfen se “vendin tim e kanë në dorë horrat, u prish rregulli, nuk doja t’i lija fëmijët e mi aty, pa perspektivë.” Ai është i vetëdijshëm që ka shkelur rregullin e largimit, por nuk është dakord me mënyrën se si erdhi policia në orët e natës. “E palogjikshme”, thotë ai.

Në film portretizohet edhe një i ri, familja e të cilit ndodhet në gjakmarrje. Nëna vuan nga depresioni, djali rrëfen i tronditur, se ata nuk kanë në Shqipëri as vend ku të fusin kokën, dhe se ai atje ka frikë për jetën. Më prekëse janë figurat e vajzave nga dy familjet – të dyja vajzat kanë mësuar mirë gjermanisht, të dyja janë të integruara mirë në shkollë. Megjithatë as ky integrim nuk i ndihmon ato, autoritetet i largojnë nga Gjermania.

Ministri i Brendshëm i landit, Lorenz Caffier, i cili shoqëron komandon e riatdhesimit e pranon se nuk është e lehtë kjo që bëhet, por në fund të fundit duhet zbatuar ligji. Madje ai pohon se kjo mënyrë riatdhesimi është edhe një masë me efekt edukues – që të tregojë se kush nuk ka të drejtë qëndrimi duhet të largohet.

Edhe një pilulë të hidhur e marrin me vete shqiptarët që largohen në këtë mënyrë nga Gjermania: Ata humbasin jo vetëm ndihmën e kthimit që jep Gjermania për ata që kthehen vullnetarisht (deri në 3.000 Euro), por sanksionohen edhe me bllokimin e hyrjes në Gjermani deri në 4 vjet. /DW

 

Etiketa: azilkerkuesitdeportation classfilm


Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
Ja mënyrat për ta nisur ditën me entuziasëm

3 gjëra që meshkujt kërkojnë pas seksit

Debati i plotë/ Beqja: Më kërcënuan në gjyq, Shullazi: Ja ke pirë lëngun gjykatës, ti je tallava!

Debati i plotë/ Beqja: Më kërcënuan në gjyq, Shullazi: Ja ke pirë lëngun gjykatës, ti je tallava!

U vra për një vajzë, kush është 17-vjeçari shqiptar në Itali

U vra për një vajzë, kush është 17-vjeçari shqiptar në Itali
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}