Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Denoncimi/ Gjyshja në Polici: Mbesa më vodhi paratë e djalit emigrant

2017/01/22 at 11:40 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Denoncimi/ Gjyshja në Polici: Mbesa më vodhi paratë e djalit emigrant

Mbesa i vjedh gjyshes 40 mijë euro që ia kishte dërguar t’i “depozitonte” në sirtarët e saj djali emigrant. Gjykata e Beratit la dje në burg 19­vjeçaren e arrestuar pasi gjyshja e saj hodhi dyshimet se ajo ishte autore e vjedhjes në shtëpinë e saj të 40 mijë eurove. Kamela Sh. nuk e ka pranuar në Gjykatë vjedhjen e parave. Por gjykata ka çmuar ta lërë atë në burg deri në fund të hetimeve. Denoncimi është bërë nga gjyshja e saj më 18 janar, shkruan Panorama. Sipas Policisë së Beratit, shtetasja me inicialet N.M., 74 vjeçe, banuese në lagjen “Donika Kastrioti”, është paraqitur në komisariat e alarmuar për zhdukjen e një shume të konsiderueshme parash.


Gjatë deklaratës së saj, ajo ka thënë se i biri emigrant i kishte dërguar paratë që t’ia ruante e ëma, por krejt papritur ajo ka vënë re dy ditë më parë se shuma e eurove nuk ndodhej në sirtarin që i kishte lënë. Pasi ka verifikuar vërtetësinë e deklaratës së pensionistes, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe kreu veprimet e duhura për gjurmë të mundshme të lëna në vendin e ngjarjes, shkruan Panorama. E moshuara është pyetur në lidhje me vizitat që ka pasur ditët e fundit në shtëpi dhe për ndonjë të dyshuar. Por ajo ka deklaruar se në ditët e fundit, e vetmja që i kishte ardhur për vizitë çdo ditë kishte qenë mbesa e saj 19 vjeçe. Kjo e fundit, e papunë, është ndaluar si e dyshuar, por sipas policinë nuk e ka pranuar autorësinë e vjedhjes.

“Nuk ka qenë askush tjetër në shtëpinë time veç mbesës. Unë mendoja se ajo vinte që të më bënte qejfin dhe të më ndihmonte, por mesa duket hallin e paska pasur gjetkë. Ajo ka qenë në dijeni të parave dhe ndoshta këto ditë ka ardhur me qëllim që të mësonte se ku i kisha fshehur ato”, është shprehur në polici e moshuara. Ndërkaq, nuk është e qartë se pse i biri nuk i ka depozituar paratë në bankë, por ka zgjedhur t’ia besojë ato nënës së saj, e cila sipas të dhënave rezulton se banonte e vetme, shkruan Panorama. Pas denoncimit të gruas, policia ka bërë shoqërimin e të dyshuarës, e cila është marrë në pyetje. Nga Seksioni për Krimet, u bë ndalimi i shtetases Kamela Sh., 19 vjeçe, banuese në Berat, pasi dyshohet se në banesën e gjyshes, shtetases N.M., 74 vjeçe, banuese në Berat, ka vjedhur 40000 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘vjedhje’, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal”, thuhej në njoftimin e Policisë. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se po verifikohet nëse vajza ka bashkëpunuar me persona të tjerë në vjedhje, çoftë edhe me ndonjë të dashur të mundshëm. Gjithsesi kjo është ende në kuadër dyshimi pasi veç mbesës, blutë dyshojnë se në banesë mund të jenë futur pa dijeninë e së moshuarës edhe persona të tjerë që kanë pasur informacion për shumën e parave. Burime nga grupi i hetimit bënë të ditur se mbesa 19­ vjeçare është ndaluar, por ajo ka mohuar në mënyrë kategorike krimin për të cilin dyshohet, shkruan Panorama. “Nuk i kam vjedhur unë ato para. Hetoni dhe gjejeni kush i ka marrë. Unë kam shkuar te gjyshja për t’u kujdesur, por asnjëherë nuk më ka shkuar në mendje të vidhja tek ajo”, është shprehur Kamela Sh., dje në Policinë e Beratit./ Panorama.al



Ju sugjerojmë

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Para
Ballotelli ankohet se i bënë gjestin e majmunit, ja si i përgjigjet klubi kundërshtar

Ballotelli ankohet se i bënë gjestin e majmunit, ja si i përgjigjet klubi kundërshtar

Video/ Tuna kapet “mat” duke bërë shoping për beben e saj

Video/ Tuna kapet "mat" duke bërë shoping për beben e saj

Detaje tronditëse/ Vrasja me thikë e të riut në Vlorë, ja ngatërresa me krushqinë

Detaje tronditëse/ Vrasja me thikë e të riut në Vlorë, ja ngatërresa me krushqinë
















TE FUNDIT

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026

Po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë,...

Lexo më shumë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}