Aktualitet

Dënimi i gazetarëve me “riedukim”, 6 organizata letër Ramës: Hiq kufizimet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:30 - 06/07/22 |
Opi Nion

Gjashtë organizata ndërkombëtare janë bërë bashkë dhe i kanë dërguar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama në lidhje me vendimin e tij kundrejt gazetarit Klevin Muka, të cilin kreu i qeverisë e çoi për riedukim dhe i ndaloi paraqitjen në konferencat e tij për mediat për tre muajt e ardhshme.

Gjashtë organizatat e shohin vendimin e Ramës shumë shqetësues dhe theksojnë se vendime të tilla janë arbitrare dhe të pajustifikuara.

Nëpërmjet letrës, ata i bëjnë thirrje kryeministrit që të heqë menjëherë kufizimin ndaj gazetarit dhe të përmbahet nga vendosja e masave.

“Në këndvështrimin tonë, në Shqipëri nuk ekziston asnjë sanksion administrativ zyrtar që lejon që gazetarët të ndalohen në mënyrë të njëanshme të marrin pjesë në konferencat e shtypit të qeverisë nga politikanë individualisht, apo edhe ata që mbajnë poste ekzekutive. Prandaj mendojmë se masat e vendosura si ndaj Klevin Mukës ashtu edhe ndaj Ambrioza Metës ishin arbitrare dhe të pajustifikuara.

Në një shoqëri demokratike, nuk është roli i zyrtarëve të zgjedhur që të vendosin personalisht masa disiplinore ndaj gazetarëve si individ mbi ato që ata konsiderojnë – me të drejtë ose jo – si shkelje të pretenduara të etikës. Ndaj ju bëjmë thirrje që të hiqni menjëherë kufizimin ndaj Klevin Mukës dhe të përmbaheni nga vendosja e masave të tilla ndaj të gjithë anëtarëve të shtypit në të ardhmen.

Organizatat tona besojnë fort në profesionalizmin dhe integritetin e profesionit të gazetarit, për të cilin janë duke u zhvilluar nisma të rëndësishme në Shqipëri. Megjithatë, respektimi i etikës dhe standardeve gazetareske duhet të respektohet dhe trajtohet nga brenda vetë komunitetit gazetaresk, në vend që të imponohet nga forcat politike”, theksohet në letrën e organizatave ndërkombëtare”-thuhet ndër të tjera në letër.

 

 

Pas