Aktualitet

Amnistia fiskale/Sejko:Pozitive për buxhetin e shtetit,të shmangen paratë e pista



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:37 - 06/07/22 |
Opi Nion

Guvernatori i bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një konferencë për mediat ka folur për amnistinë fiskale dhe ka renditur efektet pozitive dhe negative të saj.

Sejko tha se amnestia fiskale ka efekt pozitiv në rritjen e të ardhurave në buxhetin e shtetit. Por sipas Sejkos, nga ana tjetër duhet pasur kujdes që të shmangin pastrimin e parave të pista, që vijnë nga krimi dhe korrupsioni.

“E shohim me kosto dhe benfite, përfitimet kryesore janë injektimi, përmirësimi i të ardhurave në buxhetin e shtetit, kryesorja është formalizmi i ekonomisë, kemi një objektiv, rritjen e numrit të llogarive bankare dhe futjen maksimale të parasë jashtë sistemit bankar në sistemin bankar. Në drejtim të përfshirjes financiare amnistia do jepte një impakt pozitiv. Nga ana tjetër ka dhe kosto që lidhet me shmangien e parave të krimit dhe korrupsionit. Amnistia duhet të shmangë paratë e pista, nuk duhet të lejojmë pastrimin e parave nëpërmjet këtij mekanizmi. Duhet të mos krijohet koncepti i aministive të vazhdueshme fiskale, duhet bërë njëherë, duhet të jetë funksionale”, tha Sejko.

Pas