Aktualitet

Denaj flet për ndryshimet në buxhet: Shtojmë 2 miliard lekë për vaksinat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:05 - 04/05/21 |
Opi Nion

Është mbledhur sot për herë të parë pas zgjedhjeve të 25 prillit Kuvendi i Shqipërisë.

Ministrja e Financave, Anila Denaj, teksa ka folur në seancën e sotme plenare në lidhje me Aktin Normativ për ndryshimet në buxhetin 2021, ka theksuar se prioritet i Qeverisë është vaksinimi i qytetarëve.

Sipas saj ndryshimet në buxhetin e shtetit parashikojnë një shtesë prej  2 miliard lekë për Fondin Rezerve me destinacion blerja e vaksinave kundër COVID-19.

“Objektivi ynë vaksinimi i 2.2 milionë qytetarëve shqiptarë. Nevojiten 4.4 milion doza vaksina. Ky vit ka nisur mbarë, jemi shumë besimplotë që parametrat fiskalë do të jenë pozitiv ashtu si edhe vitin e kaluar. Të ardhurat buxhetore në 3 muaj kanë qenë  pozitive”, tha ndër të tjera Denaj./Opinion.al

Pas