Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëmshpërblim nga tërmeti për një banesë që nuk ekziston, 3 të arrestuar

2021/11/05 at 10:47 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dëmshpërblim nga tërmeti për një banesë që nuk ekziston, 3 të arrestuar

Policia ka arrestuar tre persona me urdhër të SPAK, si të përfshirë në një skemë për të rikualifikuar një shtëpi të prishur pas shpronësimit për qëllime publike, si të dëmtuar nga tërmeti, për të përfituar financiarisht.


Në pranga kanë përfunduar personat nën hetim, Arlind Muxhiu dhe Fatjon Haxhiu, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikim i paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe i dytë i Kodit Penal; si dhe për personin nën hetim Dhimitri Papa, me detyrë ekspert pranë Institutit të Ndërtimit Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Hetimet për këtë rast, të verifikuar në njësinë administrative Petrelë, të Bashkisë Tiranë, kanë nisur që në vitin 2020. Me urdhër të SPAK është caktuar masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Pezullimit të ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik”, ndaj Sokol Kupit, me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Petrelë.

Gjithashtu, me urdhër të SPAK, është lënë me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, personin nën hetim Kristaq Kali, me detyrë ekspert pranë Institutit të Ndërtimit Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Nga hetimet e zhvilluara nga Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Tiranës, rezulton se personat nën hetim Arlind Muxhiu dhe Fatjon Haxhiu, në vitin 2020 në mënyrë të vazhdueshme, kanë bërë përpjekje për të mundësuar kryerjen e veprimeve të paligjshme me natyrë korruptive ndaj personave që ushtrojnë funksione publike. Nga provat e deritanishme ka dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se ata kanë ndërhyrë tek punonjësit e Institutit të Ndërtimit, Njësisë Administrative Petrelë në varësi të Bashkisë Tiranë.

Qëllimi ishte ndryshimi i aktit të konstatimit fillestar dhe aktit të ekspertizës së thelluar për një banesë në pronësi të tyre, me qëllim rritjen e klasifikimit të nivelit të dëmeve, duke paguar për këtë akt shumën prej 2000 (dymijë) euro, banesë që në fakt ishte prishur me parë nga IKMT-ja si pasojë e shpronësimit për interes publik me kërkesë të OST-së.

Ata e kanë paraqitur atë si një banesë të dëmtuar nga tërmeti me qëllim për të përfituar nga granti i ri ndërtimit. Në kryerjen e këtyre veprimeve ata janë ndihmuar nga funksionarë të Njësisë Administrative Petrelë, njësi e cila nuk ka vendosur skualifikimin e subjektit, por ka përcjellë praktikën përkatëse për këtë subjekt pranë Bashkisë Tiranë, me qëllim përfitimin në fillim të grantit dhe më pas të lejes së ndërtimit.

Etiketa: spaktermetivleresimi


Ju sugjerojmë

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…
Sport

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…

6 Korrik, 2026 9:36 pm
Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
Bota

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

6 Korrik, 2026 9:26 pm
37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Aktualitet

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

6 Korrik, 2026 7:49 pm
Trump: Irani ka qenë afër marrëveshjes katër apo pesë herë
Bota

Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun

6 Korrik, 2026 7:27 pm
Zjarret përfshijnë Francën, Spanjën dhe Portugalinë, mijëra banorë evakuohen
Bota

Zjarret përfshijnë Francën, Spanjën dhe Portugalinë, mijëra banorë evakuohen

6 Korrik, 2026 6:27 pm
Trump: SHBA do ta përfundojnë luftën me Iranin “shumë shpejt”
Bota

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është shumë më afër nga sa e mendojnë njerëzit

6 Korrik, 2026 5:48 pm
Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak
Aktualitet

Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak

6 Korrik, 2026 5:46 pm
Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun
Bota

Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun

6 Korrik, 2026 4:25 pm
Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje
Bota

Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje

6 Korrik, 2026 4:22 pm
Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era
Aktualitet

Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era

6 Korrik, 2026 4:19 pm
Para
Lushnje/Sherr në familje, i riu merr sendet e forta për të goditur të atin

Zhduket prej 2 javësh 43-vjeçari, u takua me mikun e tij që ndodhet në paraburgim

Kolaudimi do të zbulojë shifrat reale të kilometrazhit të bërë nga makinat

Kolaudimi do të zbulojë shifrat reale të kilometrazhit të bërë nga makinat

“Jam pro votimit elektronik”, Celibashi: Shmang shumë parregullsi

“Jam pro votimit elektronik”, Celibashi: Shmang shumë parregullsi
















TE FUNDIT

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…
6 Korrik, 2026

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar pas polemikave të krijuara rreth vendimit që i lejoi sulmuesit Folarin Balogun të...

Lexo më shumë

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
6 Korrik, 2026

Grupi militant palestinez Hamas njoftoi të hënën se ka shpërbërë administratën e tij në Gaza dhe se po përgatitet t’ia...

Lexo më shumë

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
6 Korrik, 2026

Shënohen sot 37 ditë protestë kundër kryeministrit Rama. Ashtu si çdo ditë qytetarët janë mbledhur në orën 19:00 në sheshin...

Lexo më shumë

Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun

Trump: Irani ka qenë afër marrëveshjes katër apo pesë herë
6 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se i ka kërkuar Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) të rishikojë vendimin për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}