InstaBIZ

Demi Moore zhvishet për ”Harper’s Bazaar’


               Publikuar në : 10:36 - 13/09/19 |
el ida

Aktorja e njohur, Demi Moore i ka habitur të gjithë me paraqitjen e saj në kopertinën e ” Harper’s Bazaar’’, pasi ka zgjedhur që të pozojë nudo në moshën 56-vjeçare.

Demi shfaqet tërësisht e zhveshur teksa në kokë mban një kapele gjigante rozë. Në këtë kopertinë Moore ka folur për të kaluarën e saj dhe pritet që pas publikimit të revistës të zbulohen shumë detaje të pathëna nga jeta e saj personale.

Kujtojmë se Demi Moore është përfolur disa herë për historitë e saj të dashurisë me djem më të rinj në moshë, dhe pritet që kjo të jetë pika kyçe e rrëfimit.

Revista prestigjioze do të botohet në muajin tetor dhe vetëm deri më tani janë parapaguar 128 mijë kopje./Opinion.al

Pas