Kryesore

Rama takon Merkel: Vlerësime dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë


               Publikuar në : 10:42 - 13/09/19 |
Al Do

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime sot në Berlin për procesin çeljes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë.

Kreu i qeverisë takimin e parë e ka zhvilluar me Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut. Më pas ai është pritur nga Kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel” shkruan Rama në Facebook pas takimit me kancelaren Merkel.

Vendimi për çeljen e negociatave për Shqipërinë pritet të merret më 18 tetor nga Këshilli Europian. Komisioni Europian dha rekomandim pozitiv për Shqipërinë në qershor por Këshilli vendosi ta shtyjë ditën e vendimmarrjes duke kërkuar më shumë kohë për shqyrtimin e dokumenteve.

Për çeljen e negociatave më Shqipërinë janë shprehur skeptike disa vende të Europës Veriore. Gjithashtu Bundestagu gjerman ka qenë i ndarë për këtë çështje. Këtë e konfirmoi edhe ministri i Jashtëm Heiko Mass si edhe Kreu i Komitetit të Çështjeve Europiane Günter Krichbaum.

Vendimi për çeljen e negociatave duhet të merret në mënyrë unanime nga të gjitha shtetet e Bashkimit Europian/ Opinion.al

Pas