Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dëmet nga tërmeti/ Rama: S’kemi parashikuar asnjë taksë të re…

2019/12/11 at 7:17 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dëmet nga tërmeti/ Rama:  S’kemi parashikuar asnjë taksë të re…

Mbrëmjen e sotme kryeministri i vendit, Edi Rama, ka pritur në Pallatin e Brigadave ambasadorët e vendeve të huaja në Shqipëri.


Gjatë fjalës së tij, kryeministri i ka falenderuar për ndihmën e tyre për të përballuar pasojat e tërmetit tragjik të 26 nëntorit, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materialen në disa qarqe të vendit.

Rama tha se grupet e kërkim-shpëtimit e vendeve të tjera kanë bërë një punë heroike, ku prej gërmadhave arritën të nxirrnin jetë njerëzish. Po ashtu, numri një i qeverisë, deklaroi se është ngritur Komiteti i Rindërtimit, i cili do të zhvillojë punën e tij në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti.

Mes tjerash, Rama tha se edhe pse fatkeqësia goditi rëndë ekonominë, qeveria nuk do të shtojë asnjë taksë të re ndaj qytetarëve dhe nuk do të pengojë investimet madhore, të cilat janë planifikuar për t’u kryer vitet e ardhshme.

“Këto dy javë ne pamë të mëshiruar solidaritetin në njerëz, flamuj dhe gjuhë të ndryshme,  njësoj sikur të ishin këtu për të ardhur me një porosi pas tërmeti psikologjik të tetorit, për të mishëruar ata që etërit të Evropës shkruanin: se kur evropianët punojnë bashkë, ka vetëm një horizont të përbashkët  idesh. Nuk e harrova Zvicrën natyrisht, edhe pse ajo ishte e jashtëzakonshme si vet emri që ka. E veçova se ka zgjedhur të jetë jashtë Evropës. Mirënjohje për ju të gjithë, që i bashkohet e gjithë qeveria  dhe Kuvendi i Shqipërisë, dua tu siguroj se kështu i shoh dhe i shohim këto gërmadha dhe shesh-betejat ku njerëzit tuaj, luftuan për të nxjerrë dhe për të shpëtuar njerëzit tanë nga rrënojat. Edhe për procesin e rindërtimit urojmë që të jemi në krah dhe së bashku. E kemi krijuar një komitet dhe kemi punuar pa pushim, pa orar për të përgatitur planet e ndërtimit. Detyrimi ynë është që të ofrojmë që zgjidhje të drejtë të qëndrueshme  dhe afatgjatë për të gjithë familjet që kanë humbur shtëpinë në këtë katastrofë. Në këto raste na paralajmëron: “të kemi mendjen”.  Duhet të jemi dhe besoj se ne jemi realistë. Për të përmbyllur procesin e rindërtimit na duhet më shumë. Por nuk dua  që ajo të bëhet në kurriz të gjithë qytetarëve dhe të ardhmes së fëmijëve të këtij vendi.  Nuk kemi parashikuar asnjë taksë të re dhe asnjë pengesë të investimeve madhore. As buxheti i mbrojtjes  nuk do të preket. Ne kemi marrë një angazhim dhe nuk do t’i bëjmë bisht. Në këto vite kemi bërë shumë për të vendosur ekonominë dhe financat e vendit në një themel të qëndrueshëm dhe nuk mund ta prekim këtë themel. Unë jam krenar se pavarësisht përmasave të kësaj katastrofe dhe lëkundjes shumë të fortë të të gjithë ngrehinës së shoqërisë dhe të shtetit, ne e kemi përballuar momentin e parë plot me dinjitet. Jo pak ndër ju, janë dëshmitarët në vendet e tyre, të efektit që ka një tërmet apo një katastrofë natyrore mbi shoqërinë dhe mbi shtetin dhe qeverisjen dhe besoj se ju ndani mendimin  me mua se Shqipëria duke vendosur të pastrehët në hotele, në shtëpi me qira, që shpesh janë më të mira, që të prekurit kanë humbur, meriton sigurisht respekt.  Ne e dimë se kjo është e përkohshme dhe koha nuk punon për ne dhe për këtë arsye  të bëjmë çdo gjë që mos të lejojmë kohën që të përplaset tek ne. Duam të ndërtojmë zona me standarde të reja  dhe shembullore në aspektin e planifikimit dhe të cilësisë së jetës urbane dhe duam që t’i akomodojmë në shtëpi më të qira të gjitha ata që jetojnë  në zonat rurale”-tha Rama./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025
Aktualitet

“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025

9 Korrik, 2025 8:34 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025 8:30 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 9 korrik 2025

9 Korrik, 2025 8:15 am
Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
Bota

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

8 Korrik, 2025 10:31 pm
VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë
Bota

VIDEO/ 7 të plagosur nga demi në festivalin famëkeq në Spanjë

8 Korrik, 2025 10:04 pm
Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën
Bota

Macron: Evropa nuk do ta braktisë kurrë Ukrainën

8 Korrik, 2025 9:36 pm
“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove
Aktualitet

“Ke 4 vjet që më çan…”, shqiptari s’i shlyen italianit huanë e 50 mijë eurove

8 Korrik, 2025 9:10 pm
Trump tha se u çmend, Musk: Pa mua do t’i kishe humbur zgjedhjet
Bota

Elon Musk kundër administratës Trump: Ata arrestuan një ketër, jo klientët e Epstein

8 Korrik, 2025 9:07 pm
Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve
Aktualitet

Zjarri në Dukat, ndërhyrje edhe nga ajri për shuarjen e flakëve

8 Korrik, 2025 8:45 pm
Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja
Sport

Aksidenti që i mori jetën futbollistit Jota, policia spanjolle zbulon detaje të reja

8 Korrik, 2025 8:25 pm
Para
SHBA-ja vendos sanksione shtesë ndaj Iranit

SHBA-ja vendos sanksione shtesë ndaj Iranit

Raporti/ Numri i gazetarëve të burgosur në botë, afër shifrave rekord

Raporti/ Numri i gazetarëve të burgosur në botë, afër shifrave rekord

Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, italiani arrestohet në Tiranë

Sekuestrohet drogë në Lazarat, arrestohet 35-vjeçari
















TE FUNDIT

“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025

“Nuk pi ujë diploma”/INSTAT:Rritet papunësia tek të rinjtë me arsim të lartë më 2025
9 Korrik, 2025

Vështirësitë për punësimin e të rinjve me arsim të lartë janë rritur ndjeshëm më 2025. Të dhënat e INSTAT në...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
9 Korrik, 2025

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht ma vranësira...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 9 korrik 2025

Horoskopi, 7 shtator 2023
9 Korrik, 2025

Dashi Nxitimi juaj për të parë të kurorëzuara projektet e deritanishme, tregon paqëndrueshmërinë tuaj. Edhe në raport me partnerin do...

Lexo më shumë

Trump planifikon tarifë 200% për produktet farmaceutike, për bakrin e importuar 50%

Disa ditë më parë i përjashtoi, Trump kërcënon me tarifa të reja për telefonat inteligjentë
8 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi sot se po shqyrton vendosjen e tarifave shtesë prej 200% për produktet farmaceutike të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com