Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Del “aktori” në audiopërgjimin e Agron Xhafës, Basha e paralajmëroi në “Opinion”: Prisni surprizën e madhe!

2018/06/08 at 1:03 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Del “aktori” në audiopërgjimin e Agron Xhafës, Basha e paralajmëroi në “Opinion”: Prisni surprizën e madhe!

U duk paksa e habitshme ajo që deklaroi Lulzim Basha në “Opinion” se mazhoranca ka gjetur një person që do të vetëdeklarohet se ka aktruar në rolin e Agron Xhafës në audiopërgjimin me Babalen. Vetëm një ditë pas kësaj deklarate (pra sot) gazeta Shqiptarja.com shkruan:


“Hetimi i dosjes shumë të përfolur në politikën shqiptare të audio-përgjimit të pretenduar mes Albert Veliut (Babalja) dhe Agron (Geron) Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka nxjerrë në dritë elementë të rinj. “Shqiptarja.com” mëson se në Prokurorinë e Krimeve të Rënda është vetëofruar një person i cili ka deklaruar para hetuesve se ai ishte personi që kishte aktruar në këtë përgjim të rregjistruar nga Babalja, apo i etiketuar nga vetë PD si dëshmitari X.
Konfirmohet se dëshmitari i vetëofruar në prokurori ka njohje dhe shoqëri me dëshmitarin X, Albert Veliu, dhe të dy së bashku kanë regjistruar bisedën për një tentativë trafiku droge, ku siç ka pretenduar i vetëofruari në prokurori ai ka bërë rolin e Agron Xhafës. “Duke parë zhurmën e madhe që bëri në vend ky regjistrim, vendosa të vetëofrohem dhe të tregoj të gjithë të vërtetën e këtij materiali”, ka thene ai, shkruan Shqiptarja. com.

Ky skenar i mazhorancës për të manipuluar hetimet për Agron Xhafajn ishte i pritshëm për opozitën. Vetë kreu i saj, Lulzim Basha mbrëmjen e së enjtes deklaroi në “Opinion” se fati i audipërgjimit u vendos politikisht nga Edi Rama i cili deklaroi 24 orë pas publikimit se është i manipuluar, sipas një hetimi që kryeministri kishte kryer personalisht. Por Basha tha se pasi Fatmir Xhafaj të nxjerr aktorin që merr përsipër se ka inskenuar audiopërgjimin me Albert Veliun, Partia Demokratike do të publikojë një tjetër material, që ai e quajti “surprizë e madhe”.

Pjesë nga deklarata e Bashës në Opinion:

Fatmir Xhafaj e nisi të vëllanë në Itali 24 orë pasi doli audiopërgjimi dhe u publikuan fakte se ai vazhdonte të ishte kapoja e trafikut të drogës në Vlorë. Agron Xhafaj duhet të ballafaqohej me dëshmitarin X Albert Velinë. Ai duhet të ishte këtu dhe të kryheshin hetime të plota për zbardhjen e së vertetes nga prokuroria. Largimi i tij i hoqi mundësinë prokurorisë të hetojë. Kush e dëgjoi zërin e Agron Xgafës, kush ia pa fytyrën?

Pasi Rama dhe Xhafaj e larguan Agronin, doli vetë Kryeministri dhe i vuri gjoksin kësaj pune duke thënë se audipërgjimi është fals dhe se hetimet i kishte bërë ai në laboratorin e Surrelit. Më pas u kërcënua gazetari e dëshmitari. Brenda 24 orë prokuroria ka kryer 40 veprime në letër, ka pranuar mostrat e Fatmir Xhafaj. Pra hetimet nuk po kryhen nga prokuroria por nga vetë Fatmir Xhafaj. Ne kemi informacione që ata pasi e përcaktuan politikisht fatin e audiopërgjimit do të bëjnë gjithçka për ta nxjerr jo autentik, pra të falsifikuar. Do gjejnë një aktor që do thotë se ka bërë rolin e Agron Xhafës.

Por pasi ata (Rama-Xhafaj) ta nxjerrin audipërgjimin farsë do të ketë një surprizë të madhe. Një surprizë që do i zhysë më thellë nga ç’janë futur. Një surprizë e madhe vjen andej nga nuk e pret”, tha Basha.

/Opinion.al

Etiketa: aktoriaudipergjimiBashadeklarataopinionsurpriza


Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Para
VIDEO OPINION/ Lulzim Basha!

VIDEO OPINION/ Lulzim Basha!

VIDEO/ Plas grushti në studio mes drejtuesve të sindikatave Xibri dhe Nikolla

VIDEO/ Plas grushti në studio mes drejtuesve të sindikatave Xibri dhe Nikolla

Kur ishte adoleshente. Angela Martini publikon fotot, ja si dukej modelja e njohur

Kur ishte adoleshente. Angela Martini publikon fotot, ja si dukej modelja e njohur
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}